☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,220 ▲ +0.44% ETH $2,038 ▲ +1.3% XRP $1.3530 ▲ +1.16% SOL $83.3700 ▲ +0.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ermal Hoxha, hetuesve: S’kam lidhje me trafikun e drogës. Prokuroria: U filmua brenda laboratorit

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ermal-Hoxha-2Pas shoqërimit në policinë e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Xibraku”, 40-vjeçari është marrë në pyetje për më shumë se dy orë nga inspektorët e Antidrogës së qytetit bregdetar. “Nuk e di ku doni të dilni. Nuk kam lidhje me pyetjet që më bëni, ndaj dhe nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve tuaja që s’kanë asnjë të vërtetë. Unë nuk kam lidhje me trafikun e drogës”, ka pohuar para hetuesve të çështjes bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta. Ai ka qëndruar rreth 20 orë në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Durrësit, ku nuk është vizituar nga asnjë i afërm i familjes. “Ermal Hoxha nuk është vizituar nga askush, madje as avokati i tij nuk erdhi ta takonte. Mësuam që avokati e priste në Tiranë. Rreth orës 16:00 të ditës së sotme (djeshme) ai është transferuar me autoblinda në Tiranë, ku do të merret në pyetje nga ekspertët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me urdhër të të cilëve është arrestuar”, thanë burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit për Gazeta Shqiptare. Ndërkohë, burimet në fjalë pohuan se në makinën e Ermal Hoxhës nuk është gjetur asgjë komprometuese, përveçse sendeve personale.

PROKURORIA: HOXHA U FILMUA BRENDA LABORATORIT

Gazeta “Panorama” shkruan se nipi i Enver Hoxhës është arrestuar pasi më parë është filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se Ermal Hoxha ka vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, është gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës. Por, prej këtij kontrolli nuk rezultoi asgjë e dyshimtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.