Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.45 ▲1.25%
ARI 4,536 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $71,220 ▲ +0.64% ETH $2,163 ▲ +0.12% XRP $1.4116 ▼ -0.38% SOL $91.7400 ▲ +0.71%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Euralius: Katër pikat që nuk negociohen për Vetting-un

Misioni i BE-së ka rikonfirmuar edhe një herë se nuk mund të pranojë të negociojë mbi 4 pika që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut: afati i shtrirjes së Vettingut, roli i ILDKP-së, roli i ndërkombëtarëve dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë

 Faktori ndërkombëtar që ndihmon vendin tonë në realizimin e reformës në drejtësi konfirmon mbështetjen e tij për draft-ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të miratuar dy ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës.

Është edhe një herë misioni i Bashkimit Europian për çështjet ligjore në Tiranë ai që ka bërë të ditur dje se nga asistuar komisionin në miratimin e këtij projektligji. “EURALIUS asistoi miratimin e ligjit të verifikimit nga ana e komisionit parlamentar ad hoc për reformën në drejtësi në 23.08.2016”, – thuhet në një njoftim të shkurtër të këtij misioni në faqen e tij zyrtare në internet.

Më tej në këtë njoftim ky mision bënë të ditur se ekspertët e tij gjatë kësaj mbledhje ashtu si edhe në takimet e mëparshme theksuan në emër të EURALIUS katër parime që në fakt janë katër pika për ta të paprekshme në procesin e verifikimit dhe vendimtare për zgjerimin e BE-së.

Më konkretisht EURALIUS thekson se “Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale”. Pra sipas këtij misioni procesi i verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në të tre komponentët: pasuror, profesional dhe etiko-moral nuk mund të kufizohet në kohë dhe verifikimi sipas tyre mund të përfshijë çdo periudhë për të cilët ekzistojnë dyshime.

Ndërkohë që në amendamentet e PD-së të paraqitura në komision në mbledhjen e fundit bëhet një ndarje e vlerësimit për secilën kategori sipas periudhave të ndryshme por deri në momentin e dorëzimit të deklarimit. “Vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë shtrihet për një periudhë në të shkuarën të pakufizuar në kohë dhe deri në ditën e dorëzimit të deklaratës së detajuar sipas këtij ligji të pasurisë së subjektit të rivlerësimit.

Vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës shtrihet për periudhën nga data 1 Janar 2012 dhe deri në ditën e dorëzimit sipas këtij ligji të deklaratës së detajuar për figurën të subjektit të rivlerësimit dhe vlerësimi profesional shtrihet vetëm për çështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit për periudhën 1 Janar 2006 deri në datën 21 Korrik 2016 dhe që janë zgjidhur në mënyrë përfundimtare në sistemin gjyqësor shqiptar”.

Në pikën e dytë të paprekshme EURALIUS thekson se “Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionet, dosjet si dhe strukturat administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së”. Për këtë pikë duket se tashmë palët nuk kanë më debat pasi është pranuar nga të gjithë roli që duhet të luaj ILDKP dhe dokumentacioni që ajo zotëron në procesin e verifikimit të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në parimin e tretë të paprekshëm EURALIUS thekson se “Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet”. Për këtë pika palët kanë dallime të mëdha, pasi ndërsa drafti i miratuar nga komisioni çdo gjë që ka të bëjë me rolin e të huajve në procesin e Vettingut e referon te ajo që është përcaktuar në Kushtetutë, drafti i demokratëve kërkon ta specifikojë atë duke synuar edhe ta minimizojë në vetëm monitorues dhe mbikëqyrës.

Pika e katërt e panegociueshme e EURALIUS është ajo që përcakton se “Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave”. Lidhur me këtë pikë PD nuk është shprehur ende me një dokument të shkruar pasi ajo bënë pjesë në pjesën e dytë të projektligjit që u diskutua dhe për të cilin deputetët e opozitës premtuan se do të paraqisnin amendamentet në një moment të dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.