☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.97 ▲0.75%
ARI 4,242 ▼7.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,457 ▼ -0.54% ETH $2,047 ▼ -1.86% XRP $1.3740 ▼ -1.58% SOL $85.9100 ▼ -1.73%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Euro 2016”, shqiptarët dynden në Francë; Mbështetja e kombëtares iu kushton rreth 6,200 euro/person

Përmes ibtimes.co.uk, kompania e basteve Ladbrokes shkruan se shqiptarëve do t’iu kushtojnë mbështetja e Kombëtares në Grupin A rreth 6,200 euro (£4,898), afërsisht sa paga e pesë muajve.

Interesi për të ndjekur nga afër Kombëtaren në Francë gjatë zhvillimit të ndeshjeve po bëhet gjithnjë e më i madh. Agjencitë turistike shqiptare konfirmojnë se ka kërkesa të larta edhe për udhëtimet një ditore që do të organizohen për të ndjekur ndeshjen me Francën ( 15 qershor) në Marsejë, por edhe atë me Rumaninë që do të zhvillohet në Lion.

Drejtuesit e agjencisë Union Travel thonë se interesimi për të ndjekur nga afër ka qenë i lartë. Janë rreth 100 persona që kanë prenotuar për të parë drejtpërdrejt skuadrën e zemrës, me bileta të garantuara, si dhe akomodim me mëngjes të përfshirë.

Kërkesën e lartë e konfirmojnë edhe drejtuesit e agjencisë Vas Tour, të cilët thonë se pritet të mbushen edhe vendet e fundit në udhëtimin direkt me charter të datës 15 qershor (çmimi i paketës 750 euro/person). Në këtë paketë përfshihet transferta në qendër të Marsejës, bileta e ndeshjes, koha e lirë pas ndeshjes.
Ndërsa në lidhje me ndeshjen me Rumaninë, drejtuesit e agjencive thonë se udhëtimi është parashikuar të bëhet me autobuz dhe traget.

Drejtuesit e agjencive turistike thonë se është e vështirë që të arikulosh një statistikë të qartë të numrit të shqiptarëve që kanë zgjedhur të ndjekin live Euro 2016, pasi një pjesë e tyre kanë bërë rezervime në mënyrë individuale.

Online, biletat për të parë ndeshjen me Francën mund të gjenden në rreth 195 dollarë për katëgorinë e 3-të dhe rreth 154 dollarë për kategorinë e 1-rë.
Edhe agjencitë e huaja kanë ofruar paketa për ndeshjet e grupit A ku luan Shqipëria. Esatoursportevents ofron paketa me 390 euro/personi për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës me akomodim dy netë në hotel me mëngjes të përfshirë dhe bileta të kategorisë 4-ët, ndërsa për ndeshjen me Rumaninë, për të njëjtat kushte kjo paketë ofrohet për 395 euro për person.

Por, sa iu kushton fansave që të ndjekin nga afër Euro 2016? Sipas kompanisë britanike të basteve Ladbrokes, fansat britanik do të paguajnë mesatarisht rreth 711 euro, shifër e cila mbulon udhëtimin dhe akomodimin, ose rreth 126 euro më shumë se fansat lokalë.

Zviceranët janë ata që do të paguajnë më pak me rreth 331 euro për person, duke u pasuar nga gjermanet që pritet të shpenzojnë rreth 633 euro për person.
Rreth 100,000 irlandezë do të jenë në Francë për të mbështetur kombëtaren e tyre dhe mesatarja që do të shpenzojnë për udhëtim dhe akomodim parashikohet në rreth 760 euro për person, një shifër aspak e ulët, por që nuk është asgjë në krahasim me atë që do të paguajnë fansat nga Portugalia, Polonia dhe Sllovakia, buxheti mesatar i të cilëve pritet të arrijë në mbi 2,000 euro për person.

Fansave të Kroacisë, Hungarisë dhe Turqisë udhëtimi për të ndjekur Euro 2016 do t’iu kushtojë nga mbi 2,600 euro në rreth 2,900 euro për person.
Përmes ibtimes.co.uk, kompania e basteve Ladbrokes shkruan se shqiptarëve do t’iu kushtojnë mbështetja e Kombëtares në Grupin A rreth 6,200 euro (£4,898), afërsisht sa paga e pesë muajve.

Ndërsa për mikpritësit e Kampionatit të vitit 2012, mbështetja e skuadrës së zemrës do të kushtojë rreth 10,150 euro për person.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.