☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,890 ▼ -4.59% ETH $1,984 ▼ -4.08% XRP $1.3306 ▼ -2.25% SOL $82.8100 ▼ -5.18%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Eurodeputeti Vajgl: Dënoj thirrjet për luftë në Ballkan

Eurodeputeti Ivo Vajgl i konsideron të dënueshme deklaratat luftëndjellëse në Ballkan e thotë se liderët e rajonit duhet t’i lënë mënjanë të tilla retorika e të fokusohen në procesin e integrimit europian.

Ndonëse nuk bëri emra e nuk përmendi ngjarje konkrete, mesazhet e tij dukeshin qartë që i drejtoheshin mes të tjerash, edhe Serbisë. Deklaratat e disa liderëve janë shqetësuese dhe nuk mund të argumentohen me afrimin e fushatave zgjedhore, secila retorikë nacionaliste dhe nxitëse konfliktesh duhet dënuar fuqishëm nga gjithë liderët rajonalë dhe europianë. Në Ballkan, theksoi ai, nuk do ketë ndryshim të kufijve.

Vajgl mendon se rajonit i nevojitet një integrim i mirë dhe shkëmbime tregtare për të shëruar plagët e luftrave të viteve ‘90. Provokimet serbe, të nisura me ngritjen e murit në Mitrovicë, arrestimin e Haradinajt e së fundi me dërgimin e trenit të mbushur me parrulla nacionaliste drejt Kosovës, shumë i lidhin me shpresat e Beogradit për një ndryshim të politikave të Shtëpisë së Bardhë pas marrjes së presidencës amerikane nga Donald Trump.

Aq shumë i josh serbët ideja e një afrimi të Trumpit me Vladimir Putinin dhe përfitimeve që ata do të kishin nga kjo situatë, sa e përditshmja serbe “Kurir” ka njoftuar në faqen e saj “online” se  “takimi historik i atyre që i përshkruan si politikanët më të fuqishëm, do të ndodhë në Beograd. Është raportuar kohë më parë në disa media të huaja mbi mundësinë e një përballjeje, që sipas tyre kishte gjasa të zhvillohej në Islandë, por shtypi serb ka dalë me hipotezën e re se do të jetë Beogradi mikpritësi i këtij takimi me arsyetimin se Serbia ka marrëdhënie të mira si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.