☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.54 ▲2.55%
ARI 4,544 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,991 ▲ +11.84% ETH $2,290 ▲ +19.32% XRP $1.1512 ▲ +14.64% SOL $87.5900 ▲ +13.37%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,544 ▼0.03 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,544 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë

Nga Kreshnik Spahiu

Eurodeputetja e së majtës ekstreme, Ilaria Salis, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës që, sipas saj, synon mbrojtjen e zogjve dhe harabelave në Zvërnec.

Por çfarë lidhjeje ka Ikbalja talebane me deputeten italiane?

Përgjigjja mbetet e njëjtë: antiamerikanizmi.

U bëj thirrje gazetarëve ta pyesin deputeten italiane: pse nuk u bashkohet protestave në ishullin e Sardenjës kundër resorteve që, sipas aktivistëve, po dëmtojnë mjedisin dhe natyrën? Pse nuk mbështet popullin e saj italian? Pse vjen të protestojë në Shqipëri dhe jo në Itali?

Apo ndoshta në Sardenjë nuk ndërton Ivanka Trump, por grupe të tjera interesi?

Sipas këtij këndvështrimi, Ikbalja dhe Ilaria kanë një të përbashkët: kundërshtimin ndaj Amerikës. Ikbalja, e frymëzuar nga ajatollahët e Iranit, dhe Ilaria, e formuar politikisht nga e majta evropiane, kundërshtojnë të djathtën amerikane.

Ikbalja nuk proteston në Tiranë për patriotizëm por për antisemitizëm kundër Kushner.
Pse Ik alja nga Kosova nuk proteston kundër dy biznesmenve kosovar Pacolli dhe Ademi që kanë marrë peng aeroportin e Vlorës dhe pengojnë turizmin dhe zhvillimin e Shqipërisë?
Deri këtu, kjo është e drejta e tyre. Por lind pyetja: pse e kanë kthyer Shqipërinë në një fushë përballjeje ideologjike nën pretekstin e mbrojtjes së flamingove?

Është paradoksale të shohësh Ikbaljen të paraqitet si mbrojtëse e patriotizmit të zogjve.

Ikbalja dhe Ilaria do të bënin më mirë të shkonin në Teheran, atje ku gratë, vajzat dhe motrat iraniane përballen me shtypjen dhe dhunën e regjimit të ajatollahëve.

Mjaft më me përdorimin e Shqipërisë për beteja fetare dhe ideologjike. Shqipëria është një shtet sovran dhe i pavarur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.