Europiani U-19/ Tafaj publikon listën e të grumbulluarve, trajneri: Shqipëria me grup cilësor lojtarësh!
Shqipëria U-19 nis përgatitjet të dielën e 22 marsit për tre ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027. Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Tafaj, i cili do të ulet për herë të parë në pankinën kuqezi në këtë grumbullim, kuqezinjtë do të përballen ndaj Luksemburgut, Maltës dhe Norvegjisë.
Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 21 lojtarë për këto sfida të rëndësishme që do të luhen në vendin tonë më 25, 28 dhe 31 mars. 8 prej tyre vijnë për herë të parë në ekipin kombëtar U-19, teksa pjesa tjetër kanë qenë edhe më parë pjesë e këtij ekipi.
Lista e plotë:
Portierë: Raffaele Huli, Daniel Culi
Mbrojtës: Kris Gecaj, Leon Sulejmani, Lukas Cekrezi, Spasian Nasto, Fabjan Nuhaj, Endrit Asani, Uesli Arapi
Mesfushorë: Andreas Llana, Serxho Vogli, Dajan Durmisi, Rikardo Sheji, Amir Borici, Oliver Blini, Dijar Ferati, Alen Vukaj

Sipas Tafajt, fakti që kjo skuadër ka qenë pjesë e Kampionatit Europian U17 të zhvilluar në Shqipëri vetëm pak muaj më parë, përbën një avantazh të madh për përballjet e ardhshme.
“Është një grup mjaft cilësor. Është një grup i cili, jo më larg se 8 muaj më parë, luajti në kampionatin europian U17 që u organizua në Shqipëri. Kjo është një eksperiencë për këtë ekip që mund të na ndihmojë në këtë kompeticion që kemi. Grupi është i plotë, ka goxha cilësi dhe cilësitë individuale do të mundohemi t’i vëmë në shërbim të grupit dhe mendoj që do të bëjmë mirë për të arritur maksimumin që kemi në këtë kompeticion”, tha komisari teknik.
The post Europiani U-19/ Tafaj publikon listën e të grumbulluarve, trajneri: Shqipëria me grup cilësor lojtarësh! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.