🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,819 ▼0.08%
DOW 47,939 ▼0.51%
NASDAQ 22,891 ▲0.3%
NAFTA 99.22 ▲1.38%
ARI 4,784 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,635 ▲ +0.57% ETH $2,235 ▲ +0.93% XRP $1.3512 ▼ -0.25% SOL $84.5000 ▲ +0.82%
S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 % S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Arte

Eurosong 2018, Bushpepa çon Shqipërinë në finale

Nuk kishte asnjë dyshim që ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” do ta kualifikone Shqipërinë në finalen e Eurosong 2018, nata e parë e të cilit nisi mbrëmë në Lisbonë. Konfirmim i kësaj sigurie ishin duartrokitjet e gjata që kënga e tij korri në skenë, por edhe paraqitja e shkëlqyer gjatë performancave në Lisbonë.  Bushpepa dhe ekipi i tij brofën në këmbë dhe u përqafuan me entuziazëm sapo spikerja permendi emrin e Shqipërisë. Kënga “Mall” u përzgjodh ndër 10 këngët më të mira të 19 këngëve konkurrente. Bushpepa këndoi në shqip, për herë të parë në pjesmarrjet e Shqipërisë në Eurosong duke korrur një sukses të madh.

Për shqiptarët duket se gëzimi u dyfishua pasi në finale kaloi edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni  Fureira, e cila në këtë Eurosong përfaqëson përfaqëson Qipron. RTSH e transmetoi direkt këtë eveniment në RTSH1 HD, www.rtsh.al dhe në Aplikacionin RTSH tani.

Vendet që kaluan në natën finale janë:

Austria: Nobody But You nga Cesár Sampson
Estonia: La Forza nga Elina Nechayeva
Qipro: Fuego nga Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old nga Ieva Zasimauskaitė
Izraeli: TOY nga Netta
Çekia: Lie To Me nga Mikolas Josef
Bullgaria: Bones nga EQUINOX
Shqipëria: Mall nga Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters nga Saara Aalto
Irlanda: Together nga Ryan O’Shaughnessy

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.