☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Eurot në “Toyota” Balla: Basha, foto me vëllain e 2 të kërkuarve

Një ditë pasi ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, padinë ndaj Lulzim Bashës për “nxjerrje të sekretit hetimor”, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka publikuar sot në parlament, një foto të kreut të PD me disa persona, ku sipas tij, njëri prej tyre është vëllai i dy personave të shpallur në kërkim, shtetasve E.V. dhe A.V., që të dy nga Peshkopia.
“I vëllai i dy personave të shpallur në kërkim foto me Bashën në zyrat e PD. A u shërbeu Basha vëllait të tyre”, ka deklaruar Balla nga selia e Kuvendit teksa në dorë mbante edhe fotografinë.

Më tej Balla u shpreh se Basha përmes deklarimeve të tij ka vënë në rrezik operacionin e policisë.

“Njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që të mos kalonte nga Ankona. Dyshoj se Toyota Auris po e prisje ti. Vure në rrezik një operacion të suksesshëm policie”, tha Balla.

Në padinë e dorëzuar një ditë më parë, Balla pretendon se kreu i Partisë Demokratike ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor, duke shtuar se, “për sa u përket këtyre deklaratave, unë mendoj se këto janë bërë nga i kallëzuari, pasi ai e ka kuptuar ndikimin e veprimit të tij kriminal dhe ka dashur që ta kalojë në diskursin e tij të zakonshëm politik dhe publik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.