roze
Eva Longoria i merr plazhet me radhë…
Aktorja 40-vjeçare, mjaft e dashur për publikun, është fotografuar teksa kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Marbella në Spanjë.
Aktorja është bërë mjaft e njohur veçanërisht për rolin e saj në serialin e famshëm “Shtëpiake të dëshpëruara”.
Vetëm disa ditë më parë, ajo u shfaq në Miami, me bikini rozë. 40-vjeçarja iu bashkua të dashurit të saj, 46-vjeçarit Jose Baston, për disa ditë pushime.