Fehmi Llausha e ndjen nganjëherë veten si njeriu i fundit i mbetur. Jo se dikush ka vdekur. Por shumë kanë ikur, tepër shumë. Shoku im më i mirë është në Linz, në Austri. Një tjetër në Hamburg Dy fqinj të mi janë në Suedi bashkë me fëmijët”, tregon 48 vjeçari. “Në shtëpi çdo gjë është mbyllur!”. Me këpucët e shqyera, nga të cilat i dalin çorapet, ai qëndron nganjëherë me orë të tëra në shkallët e agjencisë së tij të udhëtimeve. Biznesi nuk po i ecë mirë, Sepse Fehmiu shet ëndrra, të cilat askush këtu nuk ka llogari t`i blejë. Ai shet bileta për vende të largëta të botës. Por kush ka pasur mundësi e ka braktisur tashmë Vushtrrinë, të shumtët rrugës ilegale.
Qyteti i harruar
Vushtrria ndodhet në rrafshinën e gjerë në verilindje të Kosovës. Një qytet i braktisur dhe i harruar. Para pesë vitesh këtu thuhet të kenë jetuar 70 mijë banorë, Sot, sipas banorëve nuk kanë mbetur më shumë se një e treta.
“17.000 kanë ikur gjatë këtij dimri”, thotë Fehmi Llausha. “Ata kanë ardhur dhe më kanë lutur që t`u siguroj bileta për autobusin drejt Beogradit”, rrëfen ai, “deri në 100 veta në ditë. Unë të gjithë i kam kthyer mbrapsht. Unë nuk shes diçka të tillë, u kam thënë. Unë dua që populli im të qëndrojë në atdheun tim!”.
Por, ky popull nuk po dëshiron të qëndrojë . Eksodi masiv nga Kosova ka qenë vala më masive migratore deri më tash nga vendi i varfër e Evropës. Edhe më tutje ka vetëm vlerësime rreth asaj se sa kosovarë gjatë dimrit të kaluar i kanë kthyer shpinën atdheut të tyre. Ato sillen në mes të 50 mijë dhe 100 mijë. Me foshnjat në krahë dhe me gjësendet që kanë mundur t`i bartin ata ia mësynin cakut të tyre të ëndrrave, Evropës, përmes kufirit serbo-hungarez.
Fehmi Llausha për vete nuk ka qenë akoma ndonjëherë në Evropë. Rrokaqiejt e Manhatanit i njeh vetëm përmes panosë së madhe të varur mbi tavolinën e tok të punës. At pranë qëndron i varur për një peri një model aeroplani i Air Berlinit nga plastika.
Sa herë që dikush e hap derën e agjencisë, një vrushkull ajri fryn në flatrat e tij. Por, të shumtën nuk vjen askush. “Nganjëherë shes një biletë në ditë ose dy. Nganjëherë për dhjetë ditë nuk e shes asnjë”. Nëse ndonjëherë në jetë do të kishte para, ai do të shkonte me dëshirë të shëtiste në Paris, Berlin ose Londër, thotë njeri e kualifikim kamerieri. Ai nuk do të mund t`ia lejonte vetes asnjërin nga udhëtimet turistike qe i shet në byronë e tij. Kur është me fat, ai fiton 400 euro në muaj, shpesh herë më pak. Dhe ga kjo atij i duhet të paguajë edhe qiranë. Si për agjencinë asht dhe për banesën pre 75 metrash katrorë, në të cilën jeton me gruan dhe me tre fëmijët.
Akuzën se se ai mund të fitonte para të madhe me shitjen e biletave të ikjes nga vendi, ai e hedh poshtë me një lëvizje dore: “Sigurisht, unë do të mundja të shisja një biletë për 40 euro në vend se 15 ose 20. Por unë nuk kam dashur ta bëja këtë Nuk është mirë për popullin kur zhduket gjysma e banorëve të qytetit. Kur është luftë, e kupto secili se njerëzit ikin. Por kjo këtu nuk është luftë, është gjendje normale”.
Këpucët e Thaçit
Por kjo gjendje normale është bërë tashmë e padurueshme për shumë veta- Mungesa e perspektivës, premtimet e përsëritura të politikanëve se do të bëhet më mirë. Në një kohë që pikërisht këta politikanë janë fajtorë për gjendjen e vendit, thotë Llausha. “Por unë nuk them politikanët e një partie! Janë të të gjitha partive. Të gjitha punojnë vetëm për interesat e tyre, jo për popullin. Ish kryeministri Hashim Thaçi bart këpucë të 2000 eurove dhe shukini pastaj këpucët e mia!”. Gishti i madh i këmbës së Llaushës në çorape lëviz nga vrima e këpucës, sikur për ta vërtetuar këtë gjendje.
Kosova varet nga diaspora e saj. Në vitin 2013 ajo ka dërguar 620 milionë euro. Por Fehmi Llausha nuk ka askënd që do t`i dërgonte para nga jashtë për të blerë këpucë të reja. Ai dhe tetë vëllezërit nuk e kanë kërkuar fatin jashtë vendit.
Në zëri e tij nuk ka keqardhje as ankim por vetëm pragmatizëm. Ai nuk merret me shpresa të rreme. Natyrisht ai e ka të qartë se shoku i tij me i mirë nuk do të fitojë kurrë azilin në Austri dhe se fqinjët e tij shumë shpejt do t`kthejnë nga Suedia”. Por ata shpresojnë! Njerëzit shpresojnë!”.
Kosovarët janë ushtruar të shpresojnë. Shtatë vite – që nga pavarësimi shtetit në vitin 2008 ata kanë shpresuar se gjithçka do të bëhet më mirë. Se ekonomia do të zhvillohet se korrupsioni i lartë do të kapej me ndihmën e institucioneve evroporame.
“A bën të them edhe diçka”? pyet Llausha me një shikim depërtues: “Ne nuk duam që ju ë na dhuron para, por duam që për shembull ë na ndihmo ,e mikrokredi”, Kështu mbase do të ndërtoheshin fabrika dhe d të krijoheshin vende të reja pune, mendo ai me zë dhe pastaj shton ai: “Por Evropa na ka harruar!”.