🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.17%
DOW 47,880 ▼0.63%
NASDAQ 22,888 ▲0.29%
NAFTA 95.93 ▼1.98%
ARI 4,787 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,947 ▲ +1.33% ETH $2,245 ▲ +1.37% XRP $1.3609 ▲ +0.49% SOL $85.1600 ▲ +1.56%
S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,880 ▼0.63 % NASDAQ 22,888 ▲0.29 % NAFTA 95.93 ▼1.98 % ARI 4,787 ▼0.65 % S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,880 ▼0.63 % NASDAQ 22,888 ▲0.29 % NAFTA 95.93 ▼1.98 % ARI 4,787 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

FA në ndihmë të infrastrukturës rurale dhe asaj turistike

Forcat xheniere të Komandës Mbështetëse përfunduan ndërtimin e një ure “bailey” mbi lumin Shipshan, te Polinat e Bardha, në Bjeshkët e Tropojës. Ura e re, e ndërtuar nga e para, lidh 6 fshatra me rreth 2000 banorë në krahinën e Tropojës së Vjetër. Me gjatësi 9 metër dhe peshëmbajtje 12 ton, ura pritet t’i japë një tjetër hov turizmit malor në këtë zonë, pasi ajo do të shërbejë për daljen në Bjeshkët e Tropojës, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, sidomos gjatë stinës së verës.

Për të inspektuar përfundimin e punimeve për ndërtimin e urës, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj. Duke e konsideruar këtë zonë si një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, ministrja Kodheli shprehu mbështetjen e qeverisë “për ta ndihmuar këtë komunitet, jo vetëm për zhvillimin e ekonomive të tyre shtëpiake, por edhe me të ardhura që vijnë nga turizmi. Kjo urë është thjesht dhe vetëm fillimi i disa investimeve shumë të rëndësishme”, deklaroi Kodheli, e cila ndau me banorët edhe lajmin e mirë për miratimin e projektit të qendrës së qytetit të Tropojës, që siç tha ajo, “besoj se do të kalojë gjatë javës që vjen në Këshillin Kombëtar të Territorit.”

Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Forcave të Armatosura, pushtetit vendor e banorëve, si dhe u shpreh e gatshme për të marrë në konsideratë të tjera kërkesa të drejtuesve lokalë të Tropojës. “Jemi këtu jo vetëm për t’i thënë “po“ kërkesës suaj, por edhe për të treguar që kërkesat tuaja nuk kanë dallim nga ministria e Mbrojtjes. Ngado që ato vijnë, janë kërkesat e shqiptarëve për shqiptarët dhe ne jemi këtu për t’ju shërbyer sot e përgjithmonë, sa herë ta kemi këtë mundësi dhe sa herë ju ta keni këtë nevojë”, u tha ministrja Kodheli banorëve të pranishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.