☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.81 ▼0.83%
ARI 3,986 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,814 ▲ +0.09% ETH $2,057 ▼ -0.31% XRP $1.0485 ▼ -1.18% SOL $83.3400 ▼ -0.19%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.81 ▼0.83 % ARI 3,986 ▼0.37 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.81 ▼0.83 % ARI 3,986 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gj

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për situatën e Granit Xhakës pas rastit të certifikatës së falsifikuar të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID.

Kapiteni zviceran e ka pranuar gabimin dhe, sipas Yakin, ka marrë publikisht përgjegjësinë për veprimet e tij.

“Graniti e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë”, deklaroi Yakin për “Blick”.

Xhaka ishte planifikuar të bashkohej me Zvicrën në Belek për përgatitjet e ndeshjeve të radhës. Megjithatë, pas bisedimeve me presidentin e SFV-së, Peter Knabel, ai vendosi të qëndrojë larg kombëtares për disa javë.

Vendimi synon të shmangë shpërqendrimin e ekipit nga debati publik rreth çështjes. Yakin pranoi se mungesa e mesfushorit është një humbje sportive për Zvicrën.

“Është sigurisht një keqardhje e madhe nga aspekti sportiv që duhet të bëj pa të”, tha ai.

Megjithatë, trajneri zviceran beson se vendimi i marrë është i duhuri në këtë moment.

Për rikthimin e Xhakës në grumbullimin e ardhshëm, Yakin nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Situata pritet të diskutohet nga SFV-ja me kapitenin pas katër ndeshjeve të kombëtares.

“Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë”, theksoi Yakin.

Ai shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me Xhakën dhe vlerësoi qasjen e tij ndaj ekipit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.