roze

Familja kundër dokumentarit të Amy Winehouse

Familja e Amy Winehouse ka dalë kundër regjisorit britanik, Asif Kapadia i cili synon të shfaqet në Festivaline Filmit të Kanës me një dokumentar kushtuar këngëtares.

Familja e këngëtares së ndjerë britanike tha përmes zëdhënësit të saj se nuk dëshiron të ketë të bëjë aspak me dokumentarin në fjalë, i cili sipas tyre përmban të pavërteta.

“Amy do mërzitej shumë. Kjo nuk është aspak çfarë ajo do dëshironte. Më lëndoi shumë pasi në film vihej re mungesa e babain vitet e fundit, të krijonte idenë se familja nuk ishte pranë saj”- deklaroi babai i Amy, Mitch.

E lindur me emrin Amy Jade Winehouse më 14 shtator 1983, këngëtarja vdiq si pasojë e mbidozës në moshën 27-vjeçare më 23 korrik të 2011-ës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button