Ekonomia

Familjet debitore, OSHEE rikthen skemën lehtësuese

Rikthehet skema lehtësuese për pagesën e detyrimeve të prapambetura ndaj OSHEE. Këshilli Mbikëqyrës i kësaj kompanie ka vendosur që skema të funksionojë nga 15 maji deri më 15 korrik 2015.

Në këtë skemë përfshihen vetëm detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për rreth 200 mijë konsumatorë familjarë, të cilët nuk mundën të shlyenin detyrimet deri më 31 mars.

“Që prej 31 marsit kur skadoi afati i skemës lehtësuese, kanë qenë të shumta rastet kur abonentë familjarë janë paraqitur me kërkesën për të firmosur akt-marrëveshjet por ka qenë e pamundur. Shpreh bindjen se numri i atyre qytetarëve që nuk duan dhe refuzojnë ta paguajnë energjinë elektrike është krejt minimal. Riaktivizimi dy-mujor i skemës lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura është përgjigja më e drejtë që OSHEE u jep 200 mijë abonentëve që, për arsyet e tyre objektive, nuk kanë mundur të përfitojnë deri në 31 mars. Vlera e debisë së këtyre kontratave arrin në vlerën 39 miliardë lekë”, tha Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela.

Skema lehtësuese do të jetë e njëjta që u përdor deri më 31 mars. Të gjitha pikat e Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE-së do të jenë të hapura prej orës 08.00 të mëngjesit deri më 20.00 të mbrëmjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button