🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.34 ▲2.61%
ARI 4,666 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,539 ▼ -0.5% ETH $2,101 ▼ -1.02% XRP $1.3079 ▼ -2.52% SOL $79.6000 ▼ -1.96%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,666 ▼0.4 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,666 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Fatmir Hasani: Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, i gatshëm për bashkëpunim me Vuçiqin

Partia shqiptare në Luginë të Preshevës, Partia për Veprim Demokratik, ka shprehur interesim për futje në koalicion me fituesin e zgjedhjeve në Serbi, listën e përbashkët “Fiton Serbia” e udhëhequr nga partia e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Partia Përparimtare e Serbisë.

“Partia për Veprim Demokratik është e interesuar që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Nëse Aleksandar Vuçiq vendos që të ftojë në koalicionin e gjerë, që e ka paralajmëruar, ne këtë ftesë do ta pranojmë”, ka thënë për mediat serbe Fatmir Hasani, deputeti i vetëm shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 24 prillit në Serbi.

Në atë se a ka marrë ende një ftesë zyrtare për bashkëpunim, Hasani ka thënë se është herët sepse nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve. Kësaj i shtohet edhe dhënia e mandatit për formimin e qeverisë nga presidenti, Tomislav Nikoliq.

Futjen në koalicionin e paralajmëruar nga Vuçiq, Hasani e sheh si mundësi për të dhënë ndihmën e tij në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në relacionin Beograd – Prishtinë – Tiranë.

“Tash mund të flasim vetëm për pozitën e partisë dhe dëshirave tona. Jemi të gatshëm të ndihmojnë kryeministrin Vuçiq në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në relacionin Beograd – Prishtinë – Tiranë”, ka thënë Hasani, duke shtuar se do të ndihmojnë edhe përmirësimin e gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.