☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,398 ▼ -0.68% ETH $1,995 ▼ -1.25% XRP $1.3238 ▼ -1.58% SOL $81.5800 ▼ -2.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Faturat e hoteleve të Ahmetajt/Rama: Kush merr dardha e mollë pas shpine, ka punë me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjeve në lidhje me implikimin e ish-ministrit të tij Arben Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj rezulton se i janë paguar udhëtimet nga Klodian Zoto.

Pyetje: Ju e dënoni që një ministër t’i paguajnë faturat e hotelit?

Pyetje: Keni folur me zotin Ahmetaj për të ditur të vërtetën e tij?

Rama: Janë të vërteta individuale, janë tre vepra në Fier, Elbasan dhe Tiranë për të cilat 100 herë do thosha se duhen bërë. Janë në shërbim të komuniteteve. Janë pronë. Ajo e Fierit është e destinuar që të jetë pronë e komunitetit. Nëse ne nisemi për një betejë dhe kemi qëllim të caktuar dhe rrugës dikush ose disa këpusin dhe dardha e mollë për t’u futur në shportë pas shpinës time, punën nuk e kanë me mua, por me drejtësinë. Nuk bëj komente mbi copa të dhënash që janë për t’u hetuar dhe për t’u gjykuar. Kur të hetohen dhe gjykohen, do flas përsëri, nuk dal dot se ka një muhabet.

Për pagesat e hoteleve, ka një padi në SPAK që përfshin ish-ministrin Ahmetaj dhe dy prokurorët e çështjes së inceneratorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

1 Koment

  • Youngtribune 14 December 2022, 20:09

    Edi Rama po I denon ministrat e tij se ai nuk mund te mbaje ne kurriz korrupsionin qe bejne anetaret e kabinetit te tij. Ka ardhur koha per nje katarsis te dyte ne Partine Socialiste.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.