Favoritë në letër, të shqetësuar në realitet. Analiza e mediave polake për Poloni-Shqipëri
Me siguri janë subjektive, duan që kombëtarja e tyre të fitojë më 26 mars dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt Botërorit 2026. Gjithsesi, ia vlen të përmbledhim këndvështrimin e medias polake për përballjen vendimtare ndaj kuqezinjve, të cilët nuk nënvlerësohen më nga askush.
Mediat polake, çfarë po thuhet – “Przegląd Sportowy” e cilëson ndeshjen si “detyrim për fitore” për Poloninë. Fokusi është te Robert Lewandowski si lider absolut. Shqipëria përshkruhet si “ekip i organizuar dhe i rrezikshëm në kundërsulm”.
“Sport.pl” thekson se Polonia nuk duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë, teksa bën një analizë taktike të përballjes së 26 marsit: “Shqipëria luan kompakte dhe agresive në mesfushë. Paralajmërimi? Mund të bëhet ndeshje shumë e vështirë nëse nuk zhbllokohet shpejt”.
“TVP Sport” jep detaje organizative dhe formacionet e mundshme, thekson presionin: Moskualifikimi do ishte dështim i madh për Poloninë. Fokusi është te forma fizike dhe rikthimet në skuadër”. “Meczyki.pl” jep parashikime dhe statistika, Shqipëria konsiderohet “kundërshtar i bezdisshëm”. Polonia mbetet favorite, por jo pa rreziqe.
Si e shohin polakët Shqipërinë – Të fortë fizikisht dhe të disiplinuar taktikisht. E rrezikshme në kundërsulme. Jo spektakolare, por shumë pragmatike. Pra, mediat polake kanë respekt për Shqipërinë, por edhe bindje: Polonia duhet dhe mund të fitojë! Frika kryesore? Bllokimi i ndeshjes dhe presioni psikologjik.
The post Favoritë në letër, të shqetësuar në realitet. Analiza e mediave polake për Poloni-Shqipëri appeared first on Telesport.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.