Ekonomia

FED invest hap degën e re në Çermë, e teta në rrethin e Lushnjes

FED invest, institucioni prej më shumë se dy dekatash, konkretisht që viti 1992, si një “mikrobanke” bujqësore financon zhvillimin e biznesit bujqësor dhe agro-bujqësor në zonat rurale të vendit, vazhdon të jetë aktive, jo vetëm në financime për fermerët, por edhe në zgjerimin e degëve të saj.

Ndërsa pak ditë më parë u përurua dega e FED invest në Përmet, sot FED invest, përuroi degën e re në Çermë të Lushnjes ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shteterore, drejtuesit e FED invest SHKK, aktorë të biznesit, banorë të zonës që e shohin me interes financimin e biznesit të tyre. Dega që u hap sot në Çermë është e teta që hapet në rrethin e Lushnjes, madje për vitin 2016 do të hapen edhe një dege e re në këtë rreth.

aaaZana Konini, kryetare e Bordit të FED Invest tha se: “FED invest synon zgjerimin dhe diversifikimin e shërbimeve financiare në zonën rurale, si dhe rritjen e numrit të klientëve anëtarë të saj”. Duke u ndalur në bilancet pozitive të FED Invest, Konini vuri në dukje se, “këto arritje na shtojnë frymëzimin për objektiva të reja, punë e përkushtim, për të zgjeruar e krijuar zinxhirin e vlerave në agrikulturë dhe agropërpunim, si faktor kyç në përmirësimin e ekonomisë fermere”. Sipas zonjës Konini: “Në rrethin e Lushnjes janë më shumë se 2600 anetarë që kanë besuar tek FED invest, marrjen e kredive dhe depozitat e tyre”.

Hapja e degës, në Çermë të Lushnjes, që konsiderohet si « zemra »  e produktivitetit bujqësor të Myzeqesë, krijon mundësi për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, pasi Çerma mbulon një zonë të gjerë rurale. Do tu ofrohen banorëve të zonës shërbime  finaciare, si: kredi, hapje depozitash, asistence teknike, etj. Ky hap i FED invest vjen në kuadrin e zgjerimit dhe shtrirjes që po ndërmerr ky institucion në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Aktualisht FED invest, përfaqësohet me më shumë se 75 degë në të gjithë territorin e Shqipërisë, çka tregon rolin e FED invest si një institucion financiar i konsolidua, pranë biznesit rural me shërbime e produkte financiare. FED invest është institucioni unik në vend, që operon në sektorin rural sipas standarteve evropiane në drejtim të shërbimeve financiare të shpejta, sa më afër klientit me cilësi dhe produktivitet, për të mbështetur financiarisht anëtarët e tij.

Paraardhëse e FED invest është Unionit Shqiptar Kursim Kredi, ku bashkimi i 70 SHKK-ve, krijoi institucionin e sotëm. Sot FED invest është ofruesi më i madh i shërbimeve financiare në zonat rurale të Shqipërisë. Sherbimet e tij janë të prekshme nga më shumë se 50 % e popullsisë që jeton në zonat rurale, dhe mbledh 36 000 anetarë.

Këtë vit FED invest në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve SIGAL ka filluar lancimin e nje produkti të ri për fermerët “Sigurimi i Serave në Konstruksion”. Ky produkt bën pjesë në kuadrin e një projekt pilot që ka për objektiv ndërgjegjesimin e fermereve për futjen e zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si instrument mbrojtës kundër dëmeve që shkaktojnë rreziqet natyrore. Nga ky produkt i ri në rrethin e Lushnjes kanë përfituar deri tani më shumë se 300 fermerë.

Daniel Kuke

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button