Ekonomia

FED invest: Institucioni financiar në shërbim të fermerëve

Për FED invest viti 2017 është karakterizuar nga një trend pozitiv rritje ne treguesit e kredidhenies, duke konfirmuar për konsolidimin e mëtejshëm te aktivitetit financiar. Në total për periudhen 9 mujore ka pasur disbursime të 4 690 kredive të reja me një shumë prej 1.6 miliardë lekë. Kreditë janë disbursuar kryesisht për financimin aktiviteteve bujqësore (sera, perime, vreshtari, pemëtari, ullishte), blegtorale (mbarështim gjedhësh, të imta, derra, shpendësh), qe zënë peshën specifike më të madhe në portofolin e kredisë.  Anëtarësia në fund të 9-mujorit i kalon 49.000 individë, 5 degë të reja deri në fund të 9-mujorit, depozita që rriten në vazhdimësi, standarde bashkëkohore dhe profesionalizëm nga secili punonjës, partnerë që shtojnë itensitetin e bashkëpunimit vit pas viti, vlerësime pozitive nga institucione ndërkombëtare,  janë këto të gjithë tregues që FED invest, çdo ditë të punës së saj, konsolidohet si forcë elitë mikrofinanciare, me objektiva realë në shërbim të komunitetit. Nëntëmujori i vitit 2017 konfirmoi edhe një herë një arritje konstante të rezultateve si në portofolin e kredisë ashtu dhe në portofolin e depozitave, krahasuar me nëntëmujorin e  vitit 2016.

Kreditë me probleme 5%, kurse sistemi bankar 22%

Nëse sistemi bankar ka një portofol në risk të përafërt me 22%, mikrofinanca shqiptare e ka këtë tregues nen 5%. Kjo është tejet inkurajuese, duke ditur që mikrofinanca ka dhënë mbi 20% të numrit të kredive totale disbursuar në Shqipëri gjatë vitit 2017. Fermerët në zonat rurale, ku kreditimi nga bankat mungon, janë mbështetur financiarisht nga FED invest. FED invest eshte pjesë e rëndësishme e sektorit të mikrofinancës në vend, mbetet ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare për banorët e zonës rurale.

FED invest do të vazhdojë të mbështesë kreditimin e biznesit bujqësor edhe në të ardhmen, duke synuar zgjerimin e portofolit të kredisë dhe aktivitetin e tij financiar për fermerët në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillim rural në përgjithësi.

Mikrofinanca është dhe mbetet një instrument shumë i fuqishëm për rritjen e aksesit të popullsisë drejt shërbimeve financiare. Duke u ndalur në rendësinë e këtij institucioni, ekspertët vlerësojnë se “mikrofinanca ndërhyn sidomos në ato zona apo grupe popullatash, që janë të përjashtuara pjesërisht apo tërësisht nga përfitimi i shërbimeve financiare.” Në vendin tonë, mbi 50% e popullsisë banon në zonat rurale dhe pjesa dërmuese e saj punon e siguron të ardhurat nga aktivitetet bujqësore. Në këtë kontekst Unioni synon të zgjerojë portofolin e kredive për fermerët , si dhe krijimin e skemave të reja mbështetëse financiare për fermerët në sektorët e prodhimit bujqësor, blegtori, agropërpunim, etj.

Portofoli i kredisë ka një rritje 17,56 %

Ky vit ka treguar qartë se FEDinvest po ecën me hapa të sigurt në konsolidimin e aktivitetit financiar me rolin dhe me prezencen e tij në zonat rurale dhe urbane.    Ky 9-Mujor karakterizohet nga një rritje të volumit të kredidhënies dhe të depozitave, si dhe rritjetë cilësisë së portofolit të kredisë. Kjo performance konfirmon se FEDinvest  ka qënë dhe do të vazhdojë si protagonisti dominantnë zonat rurale, duke kontribuar fort në zhvillimin e fermës familjare, por tani  prezent dhe në zonat urbane. Portofoli i kredisë në fund të këtij nëntëmujori paraqitet në përputhje me objektivat e biznes planit për nëntë mujorin e vitit 2017 dhe pasqyron një rritje 12.46% në krahasim me fundvitin 2016, ndërsa duke e krahasuar me 9-mujorin e 2016 ka një rritje prej 17,56 %. Vlen për t’u theksuar që rritja e portofolit të kredisë, konstatohet jo vetëm si rritje e volumit të kredisë, por edhe në numrin e kredive të disbursuara. Gjatë kësaj periudhe, 9 mujore, janë dhënë 4,690 kredi, në vlerë 1.6 miliardë lekë, kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Duke e krahasuar me 9 mujorin e viti  2016 dhënë 4,235kredi, në vlerë 1.4 miliardë lekë .

Portofoli i depozitave rritet me 26,76 %

Për t’u theksuar është se gjatë kësaj periudhe, portofoli i depozitave është karakterizuar nga një rritje e kënaqëshme. Ndikim ka pasur edhe lancimi i Produktit veror të depozitave, por edhe siguria që u ofrohet depozituesve përmes skemës së sigurimit në ASD. E krahasuar me fundin e vitit 2016 portofoli i depozitave është rritur 20,18%, ndërsa e krahasuar me 9-mujorin e vitit 2016 ka rritje prej 26,76 %.

Në nëntë muaj shtohen 8,940 anëtarë të rinj

Në datë 30.09.2017, numri i anëtarëve rezulton 49.008 anëtare. Vetëm gjatë këtij nëntë mujori, rrjetit i janë shtuar 8,940 anëtarë të rinj, gjë që rikonfirmon edhe një herë konsolidimin dhe ecurinë e aktivitetit të SHKK FED invest. Natyrisht, qëllimi është që të gjithë anetaret të jenë klientë aktivë të interesuar për produktet e ofruara nga institucioni financiar FED invest.  Ndërkohë objektiv shumë i rëndësishëm është dhe ruajta e cilësisë së portofolit të kredisë brenda standardeve të vendosura. PaR-i në këtë 9-mujor eshte 5.58%. Minimizimi i riskut të kredisë është prioriteti kryesor i FED invest. Për këtë duhet punuar dhe marrë masa për ruajtjen, përzgjedhje e klientëve cilësorë, analizën e mirëfilltë të aktivitetit financiar dhe ndjekje e klientëve problematikë.

Konsulenca e Rabo Bank për ngritjen profesionale

Sektori AGRO & SME, si një risi për Institucionin, e gjen veten më të kompletuar tashmë edhe me 5 oficerë SME për rrethet Fier, Korçë, Berat, Vlorë dhe Elbasan.  Nën konsulencën e vazhdueshme të Rabo Bank, sektori i ka kushtuar rëndësi ngritjes profesionale përmes pjesmarrjes në seanca të ndryshme trajnimesh me qëllim diversifikimin e portofolit të kredisë së FED invest, duke zgjeruar gamën e klientelës, jo vetëm në financim për kreditë Mikro, por edhe përfshirjen dhe financimin në kreditë SME, përmes financimeve, të cilat përfshijnë aktorë të ndryshëm në zinxhirin e vlerës. Fokusi i sektorit qëndron jo vetëm tek qasja e klientëve në sektorin Agro, por edhe në atë Urban, rritjen e shumave të kredive të ofruara, rritjen e numrit të anëtarëve, etj.

Hapen 5 degë të reja nga Gjirokastra në Shkodër

Në këtë periudhë janë hapur 5 degë të reja: dega Gjirokastër, një rajon i ri për FED invest, dega Cërrik, dega Kamëz, dega Levan dhe Vorë. Njëkohësisht janë ristrukturuar 5 degë të rrjetit; dega Elbasan- qytet, dega Kavajë, dega Allgjatë, dega Sukth-Durrës, si dhe dega më e re në Shkodër-qytet. Reportazhet e realizuara, kanë patur në fokus të tyre, historikun 25 vjeçar të FED invest, si dhe arritje të anëtarëve tanë ndër vite. Për realizimin e tyre është bashkëpunuar ngushtë me përgjegjës dhe të zgjedhur në rrethe.

Projekte dhe Partneritet Europian

Në këtë periudhë përmendet edhe bashkëpunimi i ngushtë me Shoqatën e Institucioneve të Mikrofinancës SHIM, si dhe me Microfinance Center me qëndër në Polonipër hartimin e një studimi për zhvillimin e bizneseve start-up në Shqipëri, si dhe për matjen e performancës sociale të Institucionit në kuadër të SPI 4. Manaxhimi i burimeve njerëzore, gjatë gjithë 9 mujorit, ka qënë i lidhur ngushtë me një shfrytëzim të mirë të kapaciteteve, të secilit punonjës në Institucion. Duke i konsideruar Burimet Njerezore si një nga asetet më të rëndësishme, ku duhet përqëndruar vëmendja për të rritur efikasitetin dhe performancën e Institucionit, një detyrë e rëndësishme ka qënë rekrutimi i punonjësve cilësore.  Deri më tani FED invest përbëhet nga një staf prej 221 punonjësish. Në kuadër të respektimit të ruajtjes së balancave gjinore, si pjesë e politikave të Institucionit, ka një përbërje të stafit prej 53.54% punonjëse femra. Gjatë kësaj periudhe, ka përfunduar vlerësimi i performancës së stafit të FED invest dhe mbështetur edhe në këtë vlerësim performance, në kuadër të motivimit të punonjësve janë rivlerësuar pagat e tyre. Përveçse sa më sipër, gjatë këtij 9 mujori një vend të rëndësishëm ka zënë trajnimi i stafit aktual dhe atyre të saporekrutuar. Trajnimet onsite dhe off site, kanë patur për qëllim orientimin e punonjesve të rinj, si dhe zhvillimin e karrierës së stafit aktual, pajisjen e punonjesve me teknikat bashkekohore të realizimit të detyrave, rritjen e produktivitetit etj. Trajnimet jane organizuar nga aktore te rendesishem ku mund te permendim Creative Business Solution-Informacion mbi sistemet e bujqesise, KFW (Banka Gjermane mbi bujqesine) ka trajnuar stafin mbi zinxhirin e vlerave dhe kredimin ne bujqesi, Dhoma e Tregtise Tirane, Rabo Bank “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale.” qe eshte ne  Qeverisja korporative e organizatës. Në këtë kuadër, gjatë muajit gusht 2017, u krye misioni i rradhës prej ekspertëve të Rabobank në FEDinvest, këtë herë i fokusuar ne përmirësimine mëtejshëm te Manualit të Burimeve Njerëzore, fillimi i punës për hartimin i Manualit Shpejgues të Gradimit të Pozicioneve të Punës, dhe perfeksionimi i matjes dhe vlerësimit të performancës të ekipit manaxhues.

Afërdita Selimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button