Ekonomia

FED invest projekt me JICA: 4.6 milionë dollarë për zhvillimin e ekonomive të vogla

Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), ka filluar zbatimin e një projekti të ri të Asistencës Teknike në Shqipëri, me titull “Projekti i Përfshirjes Financiare të Ekonomive të Vogla” në Shqipëri”. 40,000 sipërmarës të vegjël në sektorin rural, do të jetë përfitues të shërbime finaniare nga zbatimi i projektit të ri për bujqësinë shqiptare, që financohet nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), me  4.6 milionë dollarë.

FED invest në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombetar JICA kane lancuar sot në ambjentet e “Tirana International  Hotel”, projektin  katër  vjecar për  “Përfshirjen  financiare te ekonomive  dhe fermave familjarenë Shqipëri”, i  cili synon zgjerimin e  përfshirjes financiare të popullsisë se zonave rurale  dhe atyre semi urbane, mbështetjen e tyre me njohuri financiare e  teknologjike,  informacione mbitregun, cmimet e marketimin e produktit, si  dhe njohje me praktikat  më  të mira ndërkombëtare në Agrobujqësi.

Në ceremoninë e përurimit të projektit që u zhvillua në Hotel Tirana International,  morën pjesë Zv. ministrat e  Ekonomisë dhe Financave,  Erion Luci dhe ai i Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Halilaj,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, Përfaqësuesi Rezident i Zyrës së Ballkanit të JICA-s, Hideya Kobayashi, si dhe të ftuar të tjerë nga sektorët e linjës.

Ky projekt do të Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i qasjes në shërbime financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvilluar produkte të reja financiare dhe jofinanciare të cilat i përgjigjen në mënyrë fleksibile nevojave të fermerëve. Kjo do të arrihet duke forcuar kapacitetin e Shoqatës së Kursimeve dhe Kredive, FED invest, për të ofruar shërbime financiare në zonat rurale të vendit.  Ky projekt synon të jetë një nga instrumentat në mbështetje tëobjektivave të Qeverisësë Shqipërisë mbi përmirësimin e jetëssë qytetarëve përmes një rritje ekonomike cilësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e një sektori  agro-ushqimor efikas, novator e të qëndrueshëm, punësim, përfshirjesociale dhe cilësi më të mirë jetese për banorët e këtyre zonave.

Sic u theksua dhe nga Znj. Konini: “Përfshirja në këtë projekt e FED Invest jo vetëm  nxjerr ne pah vlerat e institucionit në këto25 vite rrugëtimi në mbështetje dhe përkrahpopullsisë që jetonnë zonat rurale, por është dhe një promotor i rëndësishëm në realizimin e misionit tonë të sigurimit të një game të gjerë produktesh  dhe  shërbimesh financiare, nëpërmjet një teknologjie moderne bankare, me qëllim  zhvillimin  fuqizimin e  ekonomive familjare dhe permiresimin e cilesisë se  jetës së tyre. Nëpërfundim të këtij projekti ne synojmë të kemi ngritur një institucion financiar të arritshëm për të gjithe, pavarësisht largësisë  gjeografike  apo barrierave financiare të mundshme; që ofron produkte dhe  shërbime të  kuptueshme, transparente, të vlefshme dhe të  përballueshme për këdo, përmes  zgjidhjeve mëtë fundit teknologjike, lehtësisht të aksesueshme e të përdorshme nga cdokush”.

Zv ministri Ekonomisë dhe Financave,  Erion Luci tha se, “bujqësi është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe mbështetja financiare adresuar këtij sektori do të rrisë kontributin e saj në PPB dhe do të përmirësojë ekonomitë fermere”. Luci e vlerësoi kontributin e qeverisë Japoneze në mbështetjen financiare që i jep bujqësisë në Shqipëri, si faktor që kontribuon pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit rural në tërësi.

Ndërsa zv.ministri i Bujqësisë Ilir Halilaj, u shpreh se “mbështetja financiare e JICA-s është një vlerë e shtuar për sektorin e bujqësisë”. “Qeveria, tha ai, do të mbështesë këtë vit fermerët dhe agrobiznesin me një fond prej 20 milion euro dhe ndërkohë Progarmi IPARD  II, do të financoj 94 milionë euro, duke realizuar kështu për herë të parë pas kaq vitesh mbështetjen më të madhe financiare për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesin”. Projekti gjithashtu synon të krijojë një njohje dhe përforcim të përbashkët të organizatave që lidhen me përfshirjen financiare, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetet e sektorit të mikrofinancës në Shqipëri.

Projekti i Bashkëpunimit Teknik i JICA do të zgjasë për katër vjet dhe do të ofrojë rreth 4.6 milionë dollarë (JPY 504 milion) mbështetje. Projekti pritet të përmirësojë jetesën e 40,000 sipërmarësve të vegjël, përmes rritjes së kapacitetit të investimeve të FED dhe përmirësimit të shërbimeve të tij.

Sfondi i Projektit

Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të madh ekonomish dhe sipërmarrjesh familjare, dhe 45% e popullsisë jeton në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes financiare në Shqipëri është e ulët. Vetëm 38% e njerëzve të moshës mbi 15 vjeç kanë llogari bankare në institucionet financiare formale, duke lënë shumë familje pa qasje në institucionet financiare. Vetëm 10% e kredisë konsumatore sigurohet nëpërmjet institucioneve financiare formale. Për të mbështetur aktivitetet e biznesit dhe jo-biznes në Shqipëri, rritja e përfshirjes financiare është jetike.

 Duke pasur parasysh kushtet dhe problematikën e mësipërme, qeveria shqiptare kërkoi nga JICA të mbështesë me një projekt të ri të bashkëpunimit teknik, që trajton përfshirjen financiare të sipërmarrjeve të vogla rurale në Shqipëri, me fokus në zhvillimin e produkteve financiare dhe shërbimeve jofinanciare të FEDinvest.

Në Shqipëri, FEDinvest është një shoqëri e kursimeve dhe e kreditit në pronësi të anëtarëve të saj dhe është ndër ofruesit më të rëndësishëm financiar në zonat rurale, duke qenë kështu ofruesi kryesor i shërbimeve financiare për popullsinë rurale në Shqipëri.Kjo organizatë operon në në 1,080 fshatra, që paraqet afërsisht një të tretën (1/3) të të gjithë vendit. FEDinvest synon të ofrojë gamën më të gjerë të mundshme të produkteve financiare dhe shërbimeve jofinanciare për të siguruar qasje më të mirë në financa për popullatën rurale.

Përmes këtij projekti të Bashkëpunimit Teknik, ekspertët japonezë të JICA kanë ardhur në Shqipëri, për të ndihmuar FEDinvest në rritjen e kapaciteteve të tyre teknike dhe njerëzore dhe për të transferuar ekspertizën e tyre, për të zgjeruar përfshirjen financiare në Shqipëri. Trajnime në Japoni, për personelin e FEDinvest dhe organizatave të tjera të lidhura me të, që mbështesin përmirësimin e produkteve financiare dhe shërbimeve jofinanciare etj, janë pjesë e këtij Projekti. Gjithashtu programe dixhitale të rëndësishme dhe një numër i konsiderueshëm i pajisjesh do t’i ofrohen FEDinvest përmes këtij Bashkëpunimi Teknik. Prezantimi i modelit të sipërpërmendur të përfshirjes financiare pritet të përmirësojë jetesën e popullsisë rurale të Shqipërisë.

* JICA është Agjensia e Qeverisë së Japonisë, përgjegjëse për zbatimin e ndihmës dypalëshe nëpërmjet Bashkëpunimit Teknik, Kredive për Zhvillim dhe ndihmës Grant. Deri më tani në Republikën e Shqipërisë, JICA ka zhvilluar projekte të ndryshme në fushat e mjedisit, zhvillimit të sektorit privat, mbrojtjes së shëndetit, dhe promovimit të turizmit.

** Zyra e Ballkanit e JICA mbulon veprimtarinë në 6 vende të Ballkanit, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button