Kosova

Ferguson: KFOR-i, partner kyç në procesin e stabilizimit

ferguson-kfor-i-partner-ky-ccedil-n-euml-procesin-e-stabilizimit_hdAdmirali i Marinës së SHBA-vë Mark E. Ferguson III, ka bërë një vizitë të gjatë në Kosovë. Ai ka vizituar për herë të parë Shtabin e KFOR-it, pas emërimit në postin e ri dhe u takua me komandantin e KFOR-it, major gjeneral, Salvatore Farina.

Ferguson mori informata për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe bashkë me gjeneralin Farina, kanë diskutuar hapat e rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të arrihet normalizimi dhe zgjidhja e çështjeve të sigurisë rajonale, me fokus të veçantë në pjesën veriore të vendit.

Po ashtu admirali Ferguson është informuar nga stafi i KFOR-it, edhe për gjendjen politike dhe sigurinë, planet e ardhshme dhe për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij në Kosovë, Ferguson është takuar me kryesuesin e EULEX-it në Prishtinë, Bernd Borchart.

Të dy kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it.

“Kjo ka qenë një vizitë shumë e vlefshme. Ka qenë e bukur të shikosh vazhdimësinë e bashkëpunimit produktiv në mes të KFOR-it dhe EULEX-it, dhe unë kam shumë besim që kjo marrëdhënie e punës do të na lejojë ne të vazhdojmë të arrijmë objektivat tona kolektive”, tha Admirali Ferguson.

Admirali Ferguson është takuar edhe me ambasadorët e ambasadës së Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar të Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Mu kujtua edhe njëherë rëndësia që ka komuniteti ndërkombëtar në fuqizimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, është mirë ta dish që KFOR-i ka qenë në gjendje të siguroje mbështetje”, ka thënë Ferguson gjatë këtyre takimeve.

Admirali Ferguson nuk e la pa e vizituar edhe zonën veriore, duke filluar nga Mitrovica, ku Admirali Ferguson vizitoj Bosnjën e Vogël, qendrën e EULEX-it dhe Stacionin e Policisë së Kosovës e duke vazhduar kështu me radhë.

Në fund Admirali Ferguson e përmbylli vizitën me një deklarate bërë trupave të KFOR-it, me të cilën vlerësoi se KFOR-i është një partner kyç në procesin e stabilizimit.

“Zona e Ballkanit që një kohë të gjatë është e njohur si regjion kompleks dhe delikat. Sidoqoftë, unë besoj fuqimisht që puna dhe përkushtimi i secilit prej jush e ka bërë KFOR-in një partner kyç në procesin e stabilizimit”, ka thënë Ferguson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button