Ekonomia
Festa e Birrës në Korçë, mbledh qytetarë e turistë të shumtë
Korça e bukur e serenatave është kthyer në një destinacion kryesor këto ditë.
Qytetarë të shumtë të ardhur nga rrethe të tjera por edhe turistë të huaj kanë mbipopulluar sheshet dhe rrugica e saj.
Për 5 netë me radhe në Korçë po mbahet Festa e Birrës, që tashmë është kthyer në traditë dhe këtë herë shënon 10-vjetorin e saj.
Bashkia e Korçës është kujdesur edhe për detajet më të hollësishme në mënyrë që ky 10-vjetor të mbahet mend gjatë.
Birra pafund, show, dekor mbresëlënës, këngë e festë…të gjitha do kulmojnë në këtë qytet përgjatë 5 ditëve, deri ditën e dielë.