☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,977 ▼ -2.4% ETH $2,189 ▼ -2.4% XRP $1.3233 ▼ -1.69% SOL $82.0200 ▼ -2.73%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot Fiter Bajramin. Ndërsa vijojnë punimet për Xhaminë e Madhe, ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit besimtarët shqiptarë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin.

Për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, – duke e quajtur këtë festë si “Festën e shpërblimit, ditën e harmonisë shpirtërore, ditën e solidaritetit, ditën e afrimit me njëri-tjetrin” -uroi të gjithë shqiptarët,  “Zoti në këto ditë të veçanta që ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë besimtarët, të japë mirësi dhe begati shoqërisë sonë dhe popullit tonë”.

Ai ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot. “Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë”, uroi  kreu i KMSH, Skënder Bruçaj.

Ndërkohë, edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke thënë se gjatë kësaj feste, nëpër familjet e Kosovës duhet të përhapet ndjenja e vëllazërisë, mirësisë dhe dashurisë me njërin-tjetrin, duke uruar e kremtuar këtë festë. Tërnava bëri thirrje për të ndjekur traditat, përmes të cilave ai tha se shprehim bujarinë dhe sinqeritetin me njëri-tjetrin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.