Film

Festivali i filmit në Prishtinë

Festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë mblodhi edhe këtë vit emra të njohur të kinemasë ndërkombëtare, sikurse fituesi i çmimit Oskar, regjisori Paul Haggis. Festivali vazhdon t’i shërbejë qëllimit mbi të cilën u krijua, të sjellë kinemanë evropiane dhe ballkanike në Kosovë, si dhe të rikthejë publikun tek ekrani i madh. Festivali shërben gjithashtu si një platformë për zhvillimin e industrisë rajonale të filmit. Shtatë ditët e konkurimit që mbyllen sot, shënjohen me shfaqjen e filmit “The Square”, fitues i Palmës së Artë në Kanë, dy muaj më parë.

Paul Haggis thotë se mësoi shumë prej pjesmarrjes në Festivalin e Filmit në Prishtinë. Regjisori fitues i çmimit prestigjios Oskar, i ftuar special në edicionin e 9-të të festivalit, thotë se pjesmarrja e tij ishte “një dhuratë e vërtetë”.

Gjatë kohës të qëndrimit në Kosovë, producenti kanadez mori pjesë në një diskutim lidhur mbi dënimin me vdekje, një subjekt që ai a ka fort për zemër.

Fakti që Amerika ende e mban dënimin me vdekje, ndërsa shumë vende evropiane e kanë hequr, për mua është i çuditshëm. Fakti se Amerika ka mbetur prapa shumë fqinjëve të saj, më shqetëson. Ju e dini, sigurisht mjedisi, të drejtat e njeriut, gjërat që shqetësojnë të gjithë, janë ato që më shqetësojnë edhe mua”, thotë regjisori.

Ndërsa pranon se nuk është ekspert për çështje të historisë, Paul Haggis mendon se gjërat në rajon po shkojnë “shumë, shumë mirë”.

Nuk jam ekspert, por sigurisht shoh se gjërat po shkojnë shumë më mirë se sa ishin pak vite më parë dhe shpresoj se me atë që po ndodh tani, do të shkojnë mirë e më mirë. Mendoj se drejtësia është gjithmonë e rëndësishme: nuk mund të vazhdosh, nuk mund të ecësh përpara, derisa njerëzit të kuptojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës”.

I lumtur të flasë për të drejtat e njeriut, ndryshe ndodh kur i duhet të flasë për projektet e tij në të ardhmen.

Nuk më pëlqen të flas për filmat e mi derisa të jenë xhiruar. Ju e dini, është ashtu siç thonë të gjithë në Hollywood: po bëj këtë dhe këtë”. Tani po bëj dy filma dokumentarë dhe po shkruaj diçka, shpresoj të nis xhirimet së shpejti, por është Hollivud, mund të ndodhë por dhe s’mund të ndodhë “.

Në festivalin e Filmit të Prishtinës konkurohet në disa zhanre: për filmin Evropian, konkurimi për filmin më të mirë Ballkanik (i njohur edhe si “Honey and Blood Cinema”), konkursi për filmin me metrazh të mesëm që përfshin filma me kohëzgjatje nga 25 në 60 minuta dhe këtë vit është futur edhe konkurimi për filmin dokumentar.

Drejtuesja e festivalit Vjosa Berisha thotë se që prej hapjes së tij në vitin 2009, qëllimi kryesor i festivalit është të sjellë kinemanë evropiane dhe të ballkanike në Kosovë dhe gjithashtu të rikthejë publikun në kinema.

Duke ditur se Kosova nuk ka patur kinema për një kohë të gjatë dhe njerëzit nuk janë mësuar të shikojnë filma në ekranet e mëdha, ky ishte një nga misionet tona. Nga ana tjetër, ia kemi dalë të zhvillojmë një platformë mjaft të mirë të zhvillimit të industrisë rajonale të filmit. Kemi sjellë shumë prodhues filmash të rinj nga rajoni dhe vazhdimisht sjellim shumë ekspertë. Ndihmojmë duke e ditur se regjisorët tanë nuk mund të udhëtojnë në shumë festivale për shkak të kufizimeve me viza dhe probleme të tjera “.

E ftuar në festival në cilësinë e anëtares së jurisë ishte edhe Lucinda Coxon, skenariste e filmit “Girl Danish”.

U largua me përshtypjet shumë të mira. Dua të them se një nga gjërat e mëdha për të cilën jemi shumë krenarë është se do të mbyllim festivalin me filmin “The Square”, një premierë rajonale e këtij filmi që fitoi festivalin e Kanës vetëm dy muaj më parë“.

Festivali i Filmit të Prishtinës u çel në 13 korrik dhe përfundon sot, më 20 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button