Ekonomia

“Festivali i Mandarinave” në Xarrë

Komuna e Xarrës e ka kthyer në traditë promovimin e mandarinave duke organizuar atë që auhet “Festivali i Mandarinave”.

1418031445manda-xarraMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i USAID-it në Shqipëri, Marcus Johnson, morën pjesë në ceremoninë e promovimit të prodhimit të agrumeve, kryesisht të mandarinave.

Në një nga parcelat më prodhuese të komunës u mblodhën banorë të zonës, specialistë, të zgjedhur vendorë dhe të ftuar të shumtë. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet organizatorët e festivalit kishin planifikuar edhe një konkurs për vjelësin e mandarinave më të shpejtë, me pjesëmarrjen e kultivuesve dhe të vizitorëve.

Festa që sivjet shënon vitin e tretë që organizohet përkon me stinën e prodhimit të agrumeve dhe me kulmimin e një viti pune të madh nga ana e kultivuesve.

Komuna e Xarrës, që ndodhet në jug të vendit, ka një prodhimtari të konsiderueshme agrumesh. Një sipërfaqe prej 400 ha është e mbjellë me mandarina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button