🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.30 ▲5.18%
ARI 4,768 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,108 ▼ -0.83% ETH $2,177 ▼ -3.09% XRP $1.3276 ▼ -3.48% SOL $82.1200 ▼ -2.55%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.30 ▲5.18 % ARI 4,768 ▼0.19 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.30 ▲5.18 % ARI 4,768 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Arte

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove, ndahen çmimet, triumfon Reshat Arbana

Mbrëmjen e kësaj të diele u ndanë çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i shprehu dëshirën ministres së Kulturës, e pranishme në sallë, që këtë festival ta kthejë të përvitshëm.

Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë mbrëmë u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.

Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, shkoi për Sofi Kara tek “Meda”.

“Aktori joprotagonist më i mirë” shkoi për Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.

Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë” shkoi për aktorin Reshat Arbana tek “Babai”.

Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove: 

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toccilla.
3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liiza Xhuvani
9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.