Ekonomia

Festohet dita e Lagunës së Patokut në Lezhë

Sot në ditën e Lagunës së Patokut, u zhvillua një aktivitet në qytetin e Lezhës ku merrnin pjesë Administrata e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Lezhë, përfaqësues të pushtetit lokal, shoqata e shpendëve, banor të zonës si dhe nxënës shkollash.

Në fjalën e tyre, drejtues dhe administrator të lagunës bënë një historik të shkurtër të ekzistencës së saj dhe rolin që ka ajo në ekosistemin e zonës.

Kompleksi Ligatinor i Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante të këtij bregu. I ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri të lartë habitatesh.

Kjo zonë karakterizohet nga një dinamizëm i lartë gjeomorfologjik. Zhvillimi I saj  ka kaluar 4 faza, të cilat korrespondojnë me formimin e 4 lagunave, të ndara nga kordonë litoral.laguna1

Laguna e katërt është Laguna aktuale e Patokut. Një lagune e pestë (laguna e jashtme aktuale) është në një proҫes formimi aktiv, e influencuar edhe nga një zhvillim i shpejtë i kordonit litoral në pjesën perëndimore.

E gjithë zona është e rrafshët dhe karakterizohet nga një zhvillim intensiv tektonik dhe ujëra të shumtë nëntokësore. Procesi natyror i zhvillimit të lagunës i detyrohet 3  faktorëve kryesore: rrëgjimit të Lumit Ishëm, rrëgjimit të Lumit Mat dhe rrëgjimit talasografik.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, aktivitetet njerëzore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimet e këtij ekosistemi nëpërmjet drenazhimeve, ndërtimit të digave, shpyllëzimeve etj.

laguna-e-patokutSot kjo lagunë është një Zonë e Mbrojtur dhe ka pësuar një zhvillim intensiv të faunës që strehohet në të.

Në dy vitet e moratoriumit të gjuetisë, shpendët janë kthyer në habitatin e tyre dhe kanë filluar të shumohen me shpejtësi.

Laguna e Patokut tashme eshte kthyer ne nje atraksion turistik nga vizitoret vendas dhe te huaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button