Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.50 ▲2.21%
ARI 4,745 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,516 ▲ +2.06% ETH $2,213 ▲ +3% XRP $1.3524 ▲ +0.9% SOL $83.3600 ▲ +0.41%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.50 ▲2.21 % ARI 4,745 ▼0.67 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.50 ▲2.21 % ARI 4,745 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Finalizohet operacioni mes policisë shqiptare e italiane, arrestohet një 45-vjeçar

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë realizuar me sukses një operacion të përbashkët për kapjen e një italiani që jetonte në Tiranë dhe që akuzohet për dhunë seksuale ndaj të miturve.

Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë  e Shtetit tha se, “operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Inter forcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane”.

“Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur. Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014  ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg,  për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës”, tha Merkaj.

“Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike  të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej  më shumë se 4 vitesh. Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve”, tha Merkaj.

“Policia e Shtetit është e angazhuar ndërkohë që prej mesit të muajit Shtator, siç jeni njohur, në një operacion të gjerë për kontrollin e territorit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Mbi 300 persona me precedentë dhe të skeduar janë arrestuar për disa javë në këtë kuadër, mes tyre mbi 160 vetë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar”, tha Merkaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.