Ekonomia

Fituesi i Nobel: Teoria që revolucionarizoi matjen e mirëqenies

aaAngus Deaton i Princeton University, që fitoi së fundmi çmimin Nobel, gjatë punës me Bankën Botërore, ka luajtur një rol të madh në zgjerimin e të dhënave në vendet në zhvillim. Ndërsa lexoni se varfëria në botë ka rënë nën 10% për herë të parë në histori dhe kërkoni të dini se nga e dimë këtë-përgjigja është puna e Deaton mbi anketat e ekonomive familjare, mbledhja e të dhënave dhe matja e mirëqenies. Kontributi më i madh i Deaton është të kuptuarit dhe matja e varfërisë në botë.

Matja e mirëqenies tingëllon diçka e thjeshtë, por ta bësh atë ashtu siç duhet nuk është dhe aq e lehtë. Si mund ta krahasojmë standardin e jetesës në dy vende të ndryshme? Supozoni se thjesht po konvertoni të ardhurat duke përdorur kursin e këmbimit. Na vjen keq, por kjo nuk funksionon. Jo të gjitha mallrat tregtohen në mënyrë që kurset e këmbimit të priren të pasqyrojne çmimet e mallrave të tregtueshme, por një pjesë e madhe e konsumit bën pjesë në shërbimet e vështira për tu tregtuar. Efekti Balassa-Samuelson na tregon se shërbimet do të priren të jenë më të lira në vendet e varfëra (mund të presësh flokët, kur ndodhesh në një vend të varfër sepse diferenca është e madhe në cmime, por mos prit të arrish të njëjtën diferencë në pajisjet elektronike). Si rezultat, duke krahasuar standardet e jetesës ndërsa përdorim kursin e këmbimit do të sugjerojmë se vendet në zhvillim janë më të varfër se ata sa janë aktualisht. Një problem i dytë është problemi i djathit. Amerikanët konsumojnë shumë djathë, kinezët jo. A ndodh kjo për shkak se kinezët janë shumë të varfër për të konsumuar djathë apo sepse ndryshojnë shijet? Mënyra se si i përgjigjemi kësaj pyetje bën një ndryshim rreth të kuptuarit të mirëqenies. Problemi i tretë është shqetësimi rreth luftës së supermarketeve.

Dy supermarkete, secili pretendon se ka çmimet më të ulëta dhe të dy kanë të drejtë! Si është e mundur kjo? Konsumatorët në supermarketin A blejnë më shumë nga malli që është i lirë në A dhe më pak nga ai që është i shtrenjtë në A dhe anasjelltas për B. Pra, do të kushtonte më shumë për të blerë shportën A në dyqanin B dhe gjithashtu do të kushtonte më shumë për të blerë shportën B në dyqanin A! Pra cili nga dy supermarketet është më i mirë?

Krahasimi i standardeve të jetesës midis vendeve nuk është i lehtë dhe për më tepër nevojitet që këto krahasime të bëhen vazhdimisht me kalimin e kohës! Deaton, duke punuar veçanërisht me Bankën Botërore, ka ndihmuar në ndërtimin e indekseve të çmimeve për të gjitha vendet që vlerësojnë mallra dhe shërbime dhe ai tregoi mënyrën e përdorimit të tyre për të bërë teorikisht krahasime të përshtatshme të mirëqenies. Diskursi presidencial i Deaton ndaj Shoqatës Ekonomike Amerikane në vitin 2010 mbulon shumë nga këto çështje. Deaton bëri përparime në teori, ai u bashkua me të tjerët për ta vënë teorinë në praktikë, për të bërë matje dhe ai i përdori matjet për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve të rëndësishme në botë.

Në fillim të karrierës së tij, Deaton zhvilloi ‘mjetet’ që nga teoria të nxjerrë të dhënat mbi konsumin. Një nga kontributet kyc konsiston në Almost Ideal Demand System (Sistemi Pothuaj Ideal i Kërkesës).

Ne të gjithë e dimë se kurba e kërkesës drejtohet për poshtë që do të thotë se rënia në çmimin e mallit të kërkuar rrit sasinë e kërkuar, por në fakt teoria ekonomike, thotë se kërkesa për mallin X nuk varet vetëm nga çmimi i mallit X por të paktën potencialisht nga çmimet e të gjitha mallrave të tjera. Në qoftë se ne duam të vlerësojmë se si do të ndikonin zgjedhjet e njerëzve një ndryshim në politikë ne duhet ti lejojmë kurbës së kërkesës të bashkëveprojë potencialisht në shumë mënyra, por ne ende kërkojmë t’i kufizojmë këto reagime sipas teorisë ekonomike.

Përveç kësaj, teoria ekonomike na tregon se kurba e kërkesës së një individi drejtohet për poshtë, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se agregimi i kurbave të kërkesës individuale duhet të rrëshkasë poshtë. Grumbullimi (agregimi) është i ndërlikuar! Sistemi Pothuajse Ideal i Kërkesës, që fillimisht u zhvillua nga Deaton dhe Muellbauer, në vitin 1980 dhe vijoi të evoluojë nga atëherë tregon se si mund të vlerësojmë sistemet e kërkesës për një grumbull të konsumatorëve, ndërsa ende ruajmë dhe testojmë kufizimet e teorisë ekonomike.

The study of consumption leads naturally to the study of savings, consumption in future periods. Here ëe have Keynes’s famous propensity to consume theory (consumption is a fraction of current income), Milton Friedman’s permanent income hypothesis (consumption is a fraction of estimated lifetime income), Modigliani’s Life Cycle Hypothesis

Studimi i konsumit të udhëheq natyrshëm në studimin e kursimeve, konsumit në periudhat e ardhshme. Këtu disponojmë teorinë e famshme të Keynes, prirje për të konsumuar (konsumi është një fraksion i të ardhurave korrente), hipotezën e të ardhurave të përhershme të Milton Friedman-it (konsumi është një fraksion i të ardhurave të vlerësuara gjatë jetës), Hipotezën e Ciklit të jetës së Modigliani-t (merrni hua në rini, kurseni në moshë të mesme, shpenzoni pa hesap kur të moshoheni). Robert Hall, mbështetur në punën e Ramsey, tregoi në 1970 se pritshmëritë racionale nënkuptojnë ekuacionin e famshëm Euler që torturon studentët e diplomuar, i cili tregon se ndryshimet e injoruara në mënyrën e duhur në ‘shërbimet margjinale’(fitimet nga rritja apo humbjet nga zbritja) duhet të ndjekin një lëvizje rastësore. Deaton luajti një rol të madh në testimin e teorive të reja.

Libri i Deaton, Shpëtimi i Madh, për rritjen, mirëqenien dhe pabarazinë është i aksesueshëm dhe i mirë për t’u lexuar. Një aspekt i diskutueshëm i punës së tij është konsiderata që ndihma e huaj ka bërë më shumë domë sesa ka qenë e dobishme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button