Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,659 ▼ -1.66% ETH $2,076 ▼ -2.63% XRP $1.3915 ▼ -1.36% SOL $87.0000 ▼ -2.97%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Fleckenstein: Bëni detyrat! Nuk ka kushte shtesë, por opozita të bashkëpunojë

Më tej, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian kishte disa këshilla për politikën në vend, ndërsa foli edhe për pritshmëritë përgjatë këtyre 12 muajve: “Çfarë pritet është që reformat të vazhdojnë dhe të mos ndërpriten. Jam i lumtur për faktin që ka kushte, por edhe që nuk ka kushte të reja. Ajo çka Këshilli nënvizon është se ata shohin progres në prioritetet kyçe. 25 nga 28 shtete anëtare thanë thjesht OK. Të jem serioz tani, do doja që negociatat të hapeshin pak më herët, ndoshta një vit më parë. Ato 3 vende që thanë JO nuk thanë JO për shkak të Shqipërisë, por thanë jo për shkak të situatës brenda BE-së. Janë të bindur se fillimisht duhet të zgjidhim problemet tona”.

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe Romana Vlahutin, e cila politikës shqiptare i kujtoi se ka një vit të vështirë përpara: “Nuk duhet të humbasim më asnjë sekondë, pasi vendi juaj ka humbur shumë në të shkuarën. “Screening” nis këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme. Shqipëria ka vendosur të bëjë diçka mjaft të mençur, t’i bëjë gjërat paraprakisht. Me reformën gjyqësore keni bërë paraprakisht një punë të madhe, që kërkon shumë kohë. Madje, pa reformën në gjyqësor ne as nuk do të ishim sot këtu, duke e bërë këtë diskutim. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura”.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi: “Në muajin korrik ne do të fillojmë punën analitike për kapitujt dhe besoj se një vit kohë do të jetë e mjaftueshme si për ne edhe për Maqedoninë për të përfunduar punën përgatitore. Shpresoj që gjatë këtij viti edhe vetë BE-ja do të ecë me procesin e reformave”.

Nga kjo tryezë, Taulant Balla pati edhe një përgjigje për opozitën: “Pse nuk ka datë fikse, 15 apo 28 qershor 2019, tryeza mes qeverisë shqiptare dhe KiE? Këtë e zgjedhin europianët. Përtej pritshmërive tona, Shqipëria ka marrë një PO, një datë dhe ka nisur punën përgatitore. Mund të ishte edhe po pa datë, që mund të kërkonte 2 vite.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.