Ekonomia

FMN do të rikthehet për të mbaruar misionin

fmnMisioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë, u largua pa dhënë vlerësimet dhe rekomandimet për ecurinë e ekonomisë. Konferenca e bërë traditë në fund të çdo misioni, kësaj radhe pritej nga mediat për të kuptuar edhe qëndrimin e Fondit lidhur me Bankën e Shqipërisë. Por pak ditë pas largimit, zyra e përhershme e fondit në vendin tonë bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp, se ekipi diskutoi një sërë çështjesh me autoritetet, përfshirë buxhetin e vitit 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave.
Njoftimi, bën të ditur gjithashtu se ekspertët nuk e kanë mbaruar ende misionin e radhës duke theksuar se “diskutimet dhe përfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar punën e tij në një datë të mëvonshme”,
Përfundimi i misionit me 8 shtator, do të përbënte një zhvillim kyç për disbursimin e këstit të tretë të huasë nga fondi monetar Ndërkombëtar. Kësti prej rreth 26 milionë euro, sipas programit të disbursimit pritej të jetë në mes të këtij muaj. Për ekspertët e ekonomisë, kjo nënkupton që qeveria mund të kërkojë financime në tregun e brendshëm gjatë kësaj periudhe duke rritur kështu presionin mbi tregun e letrave me vlerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button