☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.51 ▲1.77%
ARI 4,664 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,827 ▲ +2.2% ETH $2,113 ▲ +2.29% XRP $1.3286 ▲ +1.05% SOL $81.7700 ▲ +1.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.51 ▲1.77 % ARI 4,664 ▼0.34 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.51 ▲1.77 % ARI 4,664 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Konsolidimi fiskal të fokusohet të informaliteti, jo të shkurtimi i shpenzimeve

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi për herë të parë rishikimin e shtatë të marrëveshjes me Shqipërinë në nivel stafi para se ajo të miratohet në Bord. Pikëpamjet e shprehura në këtë deklaratë janë ato të personelit të FMN-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së, thuhet ne deklarate.

Ekspertët e Fondit pasi analizuan situatën buxhetore rekomanduan që duke pasur parasysh nivelin relativisht të ulët të shpenzimeve publike, rregullimi fiskal duhet të fokusohet kryesisht në anën e të ardhurave. Duke pasur parasysh nevojën për shpenzime më të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe arsimi, si dhe efikasitetit relativisht të ulët të taksave në Shqipëri, strategjia e konsolidimit duhet të fokusohet në zgjerimin e bazës tatimore dhe në forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave, keshillon FMN.

Fondi kërkon që autoritetet shqiptare të përshpejtojnë punën për kadastrën fiskale, me qëllim të aplikimit të tatimit nbi pronën në deri në fund të vitit 2017. Fondi vuri në dukje gjithashtu se qeveria duhet të pezullojë përjashtimet e tjera tatimore apo trajtimet preferenciale të taksave dhe duhet të përpiqet për të hequr përjashtimet ekzistuese.

Stafi i FMN vuri në dukje se, Shqipëria gradualisht po shërohet nga një ngadalësim i zgjatur rritjes ekonomike. Rritja e Iinvestimeve të Huaja Direkte në projekte të mëdha që kanë të bëjnë me energjinë pritet gjithashtu nxisë rritjen në afat të shkurtër. Rritja e GDP parashikohet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2016, nga 2.6 për qind në vitin 2015. Deficiti i llogarisë korente pritet të zgjerohet. Inflacioni është i ulët dhe ka të ngjarë të jetë i tillë edhe në të ardhmen e afërt.

Ekspertët e Fondit kërkuan që konsolidimi fiskal të vazhdojë për të ulur dobësitë fiskale dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Bilanci primar pritet të përmirësojë me rreth 2¼ për qind të PBB-së në vitet 2014-2016, duke arritur një suficit primar këtë vit. “Pas kësaj, autoritetet duhet të vazhdojnë me objektivin e tyre të uljes së borxhit publik nën 60 për qind të PBB-së nga 2019, e cila kërkon ulje me rreth 1 për qind të PBB-së çdo vit”. Për të ankoruar pritjet afatgjata, autoritetet duhet të miratojnë një rregull fiskal mbështetur nga një këshilli fiskal i pavarur. Për më tepër, menaxhimi i borxhit duhet të zgjasë më tej pjekurinë e borxhit publik dhe të diversifikuar bazën e investitorëve, duke ulur rreziqet që dalin për financimin e nevojave, të cilat mbeten të larta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.