🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,502 ▲2.49%
DOW 46,223 ▲2.23%
NASDAQ 21,498 ▲3.38%
NAFTA 101.67 ▼1.18%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,910 ▲ +1.69% ETH $2,113 ▲ +3.58% XRP $1.3406 ▲ +0.71% SOL $82.9700 ▼ -0.11%
S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN përmbyll diskutimet me Financat mbi artikullin IV: Të paqarta efektet e COVID-19 në ekonominë e vendit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë kësaj jave përmbylli diskutimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar mbi artikullin IV, të cilat u lanë të hapura në nëntor 2019 për shkak të tërmetit, që goditi Shqipërinë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi sot se megjithëse diskutimet e kësaj here u zhvilluan nëpërmjet komunikimit online, ato ishin mjaft efektive dhe të dobishme.

“Diskutimet u fokusuan në zhvillimet makroekonomike e fiskale dhe perspektivën e tyre gjatë 2020 dhe në afatin e mesëm, duke faktorizuar tashmë edhe efektet e tërmetit si dhe ato të pandemisë globale të COVID-19”, bëri të ditur MFE.

Mbi parashikimin për rritjen ekonomike të këtij viti, FMN sqaroi pikëpamjen e saj, se ndërkohë që efekti neto i tërmetit në rritjen ekonomike të vitit 2020 pritet të jetë vetëm lehtësisht negativ sipas skenarit bazë të MFE, ai i virusit COVID-19 mund të jetë më i theksuar.

MFE dhe FMN ndanë të njëtin mendim sa i takon paqartësisë ende të lartë të efektit final, që do ketë COVID-19 si në ekonominë globale, ashtu edhe në atë të Shqipërisë.

FMN mirëpriti si një zhvillim mjaft pozitiv për kredibilitetin e financave publike faktin që, megjithë goditjen që shkaktoi tërmeti gjatë 2019 në financat publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë respektoi plotësisht nivelin e defiçitit buxhetor të targetuar, prej fillimit në nivelin 1.9%, mundësoi uljen e borxhit publik me rreth 3.5% vetëm në harkun kohor të një viti (sipas përkufizimit të FMN, i cili përfshin të gjitha detyrimet e qeverisë qëndrore dhe asaj vendore).

Gjithashtu, FMN vlerësoi uljen përtej objektivit fillestar të stokut të detyrimeve të rimbursimeve të TVSH (reduktim me rreth 33% vetëm gjatë vitit 2019) dhe rekomandoi Ministrinê e Financave dhe Ekonomisë, që të vijojë me reduktimin total të tyre.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj konfirmoi përsëri për misionin e FMN-së, fokusin prioritar që ka MFE dhe qeveria në vijimin e konsolidimit fiskal, si një premisë fondamentale për të siguruar një rritje të lartë e të qëndrueshme në vijimësi.

Denaj u ndal në përpjeket e Qeverisë për të siguruar rimëkëmbjen e zonave të prekura nga tërmeti, përmes fondeve të akorduara nga buxheti i shtetit për vitin 2020 dhe fondeve të angazhuara në mbështetje të Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve.

Ndër të tjera ajo mirëpriti vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për masat e marra nga MFE në vijim të pasojave të tërmetit.

Ministrja Denaj theksoi se menaxhimi i fondeve do të shoqërohet me transparencë dhe monitorim të vazhduar të strukturave qendrore, me përfshirjen e donatorëve, duke siguruar zbatim efektiv të procesit të rindertimit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhduar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si një institucion partner i rëndësishëm dhe afatgjatë i Shqipërisë.

Programi i Rindërtimit dhe përballimi i nevojave për luftën kundër COVID-19 dhe ecuria e reformave, shoqëruar me masa për ruajtjen e disiplinës fiskale, do të jenë në krye të axhendës së Qeverisë gjatë vitit 2020.

Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbeten në gatishmëri për mbrojtjen e qytetarëve në këto ditë të menaxhimit të përbashkët të situatës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.