☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,634 ▼0.3%
DOW 52,451 ▼0.23%
NASDAQ 26,282 ▼0.19%
NAFTA 101.44 ▲1.39%
ARI 4,352 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,157 ▲ +2.32% ETH $2,536 ▲ +1.12% XRP $1.4486 ▲ +6.7% SOL $103.3400 ▲ +2.13%
S&P 500 7,634 ▼0.3 % DOW 52,451 ▼0.23 % NASDAQ 26,282 ▼0.19 % NAFTA 101.44 ▲1.39 % ARI 4,352 ▼1.29 % S&P 500 7,634 ▼0.3 % DOW 52,451 ▼0.23 % NASDAQ 26,282 ▼0.19 % NAFTA 101.44 ▲1.39 % ARI 4,352 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Shqipëria ka stokun më të ulët të investimeve të huaja hyrëse në rajon, lë pas vetëm Kosovën

Fondi Monetar Ndërkombëtar përditësoi së fundmi ecurinë e stokut të investimeve të huaja hyrëse për 2015 në 117 ekonomi, në të cilat është edhe Shqipëria.

Sipas statistikave të Fondit, Shqipëria në fund të vitit 2015 e ka stokun e investimeve të huaja hyrëse në 4.2 miliardë dollarë. Kjo është vlera më e ulët në rajon, duke përjashtuar edhe Kosovën.

Sipas FMN, edhe Maqedonia e Mali i Zi, që janë ekonomi më të vogla se ajo e Shqipërisë, e kanë stokun e investimeve të huaja hyrëse më të lartë se Shqipëria, përkatësisht me 4.8 dhe 4.5 miliardë dollarë.

Siç shihet nga të dhënat, stoku i investimeve të huaja hyrëse në Shqipëri më 2015 shënoi një rënie të lehtë me 8 milionë euro.

Sipas Fondit, investitori më i madh në Shqipëri mbetet Greqia, me 30% të totalit të stokut të investimeve ose 1,27 miliardë dollarë. Holanda me 706 milionë dollarë ose 17% të totalit të stokut, në vend të tretë është Turqia me 397 milionë euro ose 9% të stokut, në vend të katërt është Austria, me 350 milionë dollarë ose 8% të totalit dhe në vend të pestë është Italia, me 222 milionë dollarë.

Një vit më herët, më 2014, struktura e investimeve ka qenë krejt tjetër. Pas Greqisë, në vend të dytë ishte Kanadaja, nëpërmjet Bankers Petroleum e cila, më 2016 u ble nga kinezët e Geo Jade Petroleum.

grafik- idh

 

grafik-stoku i investimeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.