☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,585 ▲1.21%
DOW 46,223 ▲1.42%
NASDAQ 21,937 ▲1.34%
NAFTA 89.93 ▼8.45%
ARI 4,384 ▼4.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,566 ▲ +2.52% ETH $2,133 ▲ +2.4% XRP $1.4325 ▲ +2.67% SOL $90.2500 ▲ +3.1%
S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 % S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN, Tuladhar: Presim rritje ekonomike 3.4% të Shqipërisë; Ahmetaj: Ekonomia e stabilizuar

Përfaqësuesja e FMN-së në Shqipëri, Anita Tuladhar, deklaroi të martën, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e BSH-së, Gentian Sejko se “Shqipëria do të ketë rritje ekonomike 3.4% deri në fund të 2016-ës.

“Shqipëria parashikohet të ketë një rritje ekonomike prej 3.4% për”qind deri në fund të vitit. Inflacioni parashikohet deri në 1.8%”, u shpreh Tuladhar.

Ajo theksoi se sektori bankar është likuid, por niveli i kredive vijon të mbetet nën standarde.

“Sektori bankar mbetet likuid dhe i kapitalizuar. Kemi një nivel të kredive nën standarde. Ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe doganat në përgjithësi janë në përputhje me parashikimet e bëra në buxhet, duke konfirmuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra”, tha ajo.

Përfaqësuesja e FMN-së tha se sfidë për qeverinë mbetet rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në investimet publike dhe se duhet të përmirësohet zbatimi i investimeve.  FMN deri në fund të muajit gusht do të lëvrojë këstin e radhës prej 36 milionë euro.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj vuri në dukje se, ekonomia po reflekton qëndrueshmëri dhe qeveria i mbetet besnike parashikimit për rritje 3.4% për vitin 2016. Sipas Ahmetaj, qeveria është e angazhuar në përpjekje për të ulur borxhin publik. Për biznesin do të ketë thjeshtim për procedurat tatimore dhe doganore, duke ruajtur performancën e qëndrueshme të të ardhurave.

Ahmetaj sqaroi se kuadri fiskal po diskutohet me FMN-në dhe se Paketa e re Fiskale do të kalojë në qeveri për miratim brenda korrikut. Sipas tij, hiqet frika e biznesit për rritje taksash dhe konsolidohet sistemi.

Ndërsa Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko gjatë fjalës së tij u shpreh se Banka Qendore ka qenë e angazhuar me misionin e radhës të FMN-së,  në përcaktimin e politikave mbështetëse për ekonominë shqiptare.

Sipas tij, ekonomia do të vazhdojë të performojë me pozitivitet dhe plani konsistent mbështet politikat monetare. Guvernatori theksoi se mbatja e inflacionit brenda objektivave do të jetë graduale dhe në periudhë afatmesme.
Sejko tha se bankat duhet të kenë qasje më pozitive ndaj kreditimit dhe se duhet të përshpejtohen reformat strukturore.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar përmbylli sot vizitën e radhës në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.