☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.74 ▼4.21%
ARI 3,912 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,196 ▼ -0.01% ETH $2,294 ▲ +0.91% XRP $1.2523 ▼ -0.06% SOL $94.5500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Belgjika do të zhvillojë konstelacionin e saj të parë të satelitëve ushtarakë brenda 2030

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-AA/ – Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka bërë të ditur se Belgjika do të investojë mbi 200 milionë euro për të zhvilluar konstelacionin e saj të parë të pavarur të satelitëve ushtarakë, në një hap që synon të zvogëlojë varësinë e vendit nga imazhet satelitore të huaja.

Duke folur për gazetat “De Tijd” dhe “L’Echo” gjatë një vizite në SHBA, Francken tha se projekti do të përfshijë disa dhjetëra satelitë dhe pritet të bëhet plotësisht funksional deri në vitin 2030. Ai tha se Belgjika aktualisht mbështetet te satelitët francezë për imazhet ushtarake dhe mund të kërkojë qasje në këto imazhe vetëm për disa minuta në ditë.

Francken shtoi se konstelacioni i planifikuar synon të sigurojë qasje të vazhdueshme në imazhet satelitore.

Sipas tij, projekti do të mbikëqyret nga Qendra e Sigurisë Hapësinore e Forcave Ajrore të Belgjikës, e cila koordinon aktivitetet ushtarake në hapësirë, ndërsa në të do të përfshihet edhe shërbimi i inteligjencës ushtarake ADIV.

Francken tha se kompani belge, përfshirë prodhuesin valon të satelitëve Aerospacelab, mund të marrin pjesë në procesin e prokurimit. Ai shtoi se satelitët me gjasë do të lëshohen në hapësirë nga kompani të huaja, si SpaceX, pasi Belgjika nuk ka një bazë të veten për lëshimin e raketave.

Sipas ministrit belg, të dhënat e mbledhura nga sistemi satelitor nuk do t’i shërbejnë vetëm Belgjikës. Zhvillimi i konstelacionit tashmë ka nisur ndërsa funksionaliteti i plotë operacional synohet të arrihet deri në vitin 2030.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.