⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.31% ETH $2,235 ▼ -0.57% XRP $1.1659 ▲ +0.21% SOL $89.2100 ▼ -1.16%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Bordi i Paqes: Izraeli do të tërhiqet nga Gaza vetëm pasi Hamasi të çarmatoset

TEL AVIV, 3 gusht /ATSH-DPA/- Bordi i Paqes i udhëhequr nga SHBA-ja pret që ushtria izraelite të tërhiqet plotësisht, nga Rripi i Gazës vetëm pasi Hamasi të jetë çarmatosur.

“Ndryshe nga raportimet e pasakta, theksojmë se tërheqja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) përtej vijës së verdhë, do të ndodhë vetëm pasi procesi i çarmatosjes të ketë përfunduar, siç është rënë dakord nga Hamasi me ndërmjetësit”, shkroi Bordi në platformën X.

Sipas tij, kjo vlen për armët e lehta, armët e rënda dhe rrjetin e tuneleve të Hamasit.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi javën e kaluar se ishte arritur një marrëveshje për çarmatosjen e grupit palestinez Hamas.

Sipas planit të publikuar nga Bordi i Paqes, Hamasi do t’ia dorëzonte armët një administrate të përkohshme palestineze.

Megjithatë, Hamasi ka deklaruar se zbatimi i planit, varet nga ndalimi i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza.

Grupi ka thënë gjithashtu se do të dorëzonte armët e rënda, vetëm nëse forcat izraelite tërhiqen plotësisht nga territori bregdetar dhe krijohet një shtet palestinez.

Izraeli ka këmbëngulur se do të tërhiqet nga Gaza vetëm pasi Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht, duke kundërshtuar çdo mundësi që armët të mbeten në territor.

I ashtuquajturi “Bordi i Paqes”, ku bëjnë pjesë vende si Bjellorusia, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, u krijua në fillim të vitit, për të zbatuar një plan paqeje për Gazën të ndërmjetësuar nga Trump.

Nisma është shumë e diskutueshme, pasi disa vende, përfshirë Gjermaninë, e konsiderojnë atë si një organ rival të Kombeve të Bashkuara (OKB). /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.