☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 80.06 ▼0.35%
ARI 4,111 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $63,601 ▲ +0.01% ETH $1,864 ▼ -1.39% XRP $1.0805 ▼ -0.51% SOL $73.6900 ▼ -0.34%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.06 ▼0.35 % ARI 4,111 ▲0.5 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.06 ▼0.35 % ARI 4,111 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
03 Aug 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: Bisedimet e reja janë shansi i fundit për Iranin

UASHINGTON, 3 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar bisedimet e reja me Iranin si “një shans të fundit” për Teheranin.

Trump tha sot në Shtëpinë e Bardhë se negociatat po zhvillohen me kërkesë të Iranit.

Ai theksoi se disa vende i kishin kërkuar SHBA-së, t’i jepte edhe një mundësi të fundit diplomacisë.

“Ky është shansi i fundit që ata të nënshkruajnë një marrëveshje të mirë”, tha Trump, duke iu referuar Iranit.

Sipas presidentit amerikan, bisedimet lidhen fillimisht me rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare shumë e rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare të naftës dhe gazit.

Ai tha se synimi është që ngushtica të hapet plotësisht deri nesër.

Në një fazë të dytë, sipas Trump, fokusi do të kalojë te “çarmatosja bërthamore” e Iranit, një proces që ai pranoi se do të kërkojë më shumë kohë.

Trump njoftoi dje se bisedimet e reja do të zhvilloheshin sot.

Sipas tij, ai kishte anuluar atë që e përshkroi si sulmin më të madh ushtarak të SHBA-së, që nga Lufta e Dytë Botërore, për t’i dhënë mundësi një raundi tjetër negociatash me Iranin.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha sot se Irani aktualisht po zhvillon bisedime vetëm me Omanin, për krijimin e një korridori të përkohshëm detar për transportin në Ngushticën e Hormuzit.

Pas kësaj deklarate, Trump e akuzoi Iranin në platformën e tij “Truth Social” se ishte “jashtëzakonisht hipokrit”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.