☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.74 ▼4.21%
ARI 3,912 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,196 ▼ -0.01% ETH $2,294 ▲ +0.91% XRP $1.2523 ▼ -0.06% SOL $94.5500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Koreja e Veriut dhe Kina thellojnë partneritetin mes tensioneve globale

PEKIN, 16 korrik /ATSH-DPA/- Zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut dhe Kinës u angazhuan të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, gjatë bisedimeve të zhvilluara në Phenian, duke theksuar se ndryshimet në situatën politike ndërkombëtare e bëjnë edhe më të rëndësishëm, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Jo Yong Won, anëtar i presidiumit të Byrosë Politike të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, deklaroi gjatë takimit me zyrtarin e lartë kinez, Wang Huning se zhvillimet në arenën ndërkombëtare i kanë nxitur të dy vendet të forcojnë unitetin dhe bashkëpunimin.

Wang Huning, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Xi Jinping, ndodhet në Korenë e Veriut për një vizitë treditore, me rastin e 65-vjetorit të traktatit të ndihmës së ndërsjellë të nënshkruar mes dy vendeve.

Wang tha se ky traktat ka krijuar bazën ligjore për forcimin e “miqësisë së ndërtuar me gjakun e derdhur” mes dy vendeve fqinje, të cilat luftuan së bashku gjatë Luftës së Koresë (1950–1953).

Koreja e Veriut është aleati i vetëm, me të cilin Kina ka një traktat zyrtar të mbrojtjes.

Media shtetërore kineze deri tani, nuk ka publikuar detaje nga takimi, përveç njoftimit për vizitën.

Vizita vjen pas udhëtimit të presidentit Xi Jinping në Korenë e Veriut në qershor, ku ai dhe udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un u zotuan të hapin “një kapitull të ri” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kina mbetet vendi partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut dhe mbështetësja e saj kryesor në arenën diplomatike.

Vitet e fundit, Kim Jong Un ka zgjeruar ndjeshëm programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe ka forcuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, Pheniani ka furnizuar Moskën me municione dhe predha artilerie, si edhe ka dërguar deri në 15 mijë ushtarë për të mbështetur forcat ruse. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.