Londra: BM-ja nuk po përfshihet në një luftë më të gjerë mes tensioneve SHBA-Iran
Britania e Madhe nuk po përfshihet në një luftë më të gjerë, tha sot qeveria britanike pasi Irani kritikoi përdorimin e bazave nga SHBA-ja, sipas BBC.
“Britania e Madhe nuk po përfshihet në një luftë më të gjerë”, tha Downing Street në një deklaratë.
Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se i kishte thënë homologut të tij britanik, se lejimi i SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike do të konsiderohej si “pjesëmarrje në agresion”.
Ministria e Jashtme iraniane tha se ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi kishte zhvilluar një bisedë telefonike me sekretaren e Jashtme të Britanise së Madhe, Yvette Cooper, në të cilën ai tha se çdo ndihmë që i ofrohej SHBA-së do të çonte në “një përshkallëzim të situatës”.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Ne nuk morëm pjesë në sulmet fillestare dhe nuk po përfshihemi në luftën më të gjerë”, tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik.
“Ne kemi autorizuar SHBA-në të përdorë bazat tona për një qëllim specifik mbrojtës dhe të kufizuar – në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm dhe të egër të Iranit dhe gjithmonë kemi thënë se kjo është mënyra më e mirë për të eliminuar kërcënimin urgjent dhe për të rivendosur një rrugë drejt diplomacisë”, shtoi ai. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.