☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,624 ▲1.8%
DOW 46,461 ▲1.94%
NASDAQ 22,093 ▲2.06%
NAFTA 89.26 ▼9.13%
ARI 4,450 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,296 ▲ +3.74% ETH $2,178 ▲ +4.75% XRP $1.4389 ▲ +2.92% SOL $91.0900 ▲ +4.31%
S&P 500 6,624 ▲1.8 % DOW 46,461 ▲1.94 % NASDAQ 22,093 ▲2.06 % NAFTA 89.26 ▼9.13 % ARI 4,450 ▼2.74 % S&P 500 6,624 ▲1.8 % DOW 46,461 ▲1.94 % NASDAQ 22,093 ▲2.06 % NAFTA 89.26 ▼9.13 % ARI 4,450 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Starmer dhe Trump diskutojnë hapjen e Hormuzit, ndërsa lufta pritet të zgjasë me javë

Lufta në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë më të tensionuar, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë rënë dakord  në një bisedë telefonike mes tyre se hapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për rifillimin e transportit global dhe stabilitetin e tregjeve energjetike, sipas BBC.

Biseda mes tyre u cilësua si “konstruktive” dhe zgjati rreth 20 minuta.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, mbetet e bllokuar për shkak të tensioneve me Iranin.

Presidenti Trump i ka dhënë Teheranit një ultimatum 48-orësh për ta rihapur atë, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA-ja  mund të godasë centralet energjetike iraniane. Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar kundërpërgjigje duke synuar infrastrukturë në rajon.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar se luftimet me Iranin dhe Hezbollahun mund të zgjasin edhe për disa javë. Izraeli ka intensifikuar  sot sulmet, duke goditur objektiva në Teheran dhe duke zgjeruar operacionet në jug të Libanit, çka rrit frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm dhe një ofensivë tokësore.

Situata ka pasur ndikim të menjëhershëm në ekonominë globale. Çmimet e naftës janë rritur mbi 113 dollarë për fuçi, ndërsa tregjet aksionare në Azi kanë pësuar rënie të ndjeshme. Analistët paralajmërojnë se çdo sulm i drejtpërdrejtë ndaj infrastrukturës energjetike mund të përshkallëzojë më tej krizën dhe të shkaktojë pasoja të rënda ekonomike në mbarë botën.

Në Liban, situata humanitare po përkeqësohet, me mbi një milion njerëz të zhvendosur dhe më shumë se 1 000 viktima që nga fillimi i konfliktit. Shumë civilë janë të pasigurt nëse do të mund të kthehen ndonjëherë në shtëpitë e tyre, ndërsa tensionet brenda vendit po rriten.

Në të njëjtën kohë, shqetësimet për një krizë energjetike globale janë në rritje. Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerjet e furnizimit me naftë dhe gaz mund të tejkalojnë edhe krizat e mëdha energjetike të dekadave të kaluara, duke prekur çdo vend dhe duke shtuar presionin mbi qeveritë për të gjetur zgjidhje urgjente. /Ad.Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.