Ekonomia

Fond shpëtimi për bankat, Ahmetaj: Paratë nga vetë bankat

Situata finaciare e bankave në vend është stabël dhe pa probleme. Projekligji i Bankës së Shqipërisë për krijimin e fondit të posaçëm për shpëtimin e bankave në rrezik falimentimi për qeverinë ka si qëllim minimizimin e ndërhyrjes me paratë publike.

“Gjatë krizës shumë vendeve për t’i shpëtuar bankat nga falimenti përdorën paratë e tatimpaguesve. Ky proces paraqet një ngarkesë monetare të madhe për buxhetet e shteteve dhe një barrë jo të vogël për tatimpaguesit. Një nga qëllimet e këtij pr/ligji është shmangia sa më shumë e veprime të tilla nga shteti dhe sidomos nga buxheti”, deklaroi në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Fondi i shpëtimit do të krijohet me kontrbiute të vetë bankave. Edhe opozita është parimisht dakord, por sipas saj në kushtet aktuale, kur bankat nuk rrezikojnë, vëmendja duhet përqendruar tek mbështetja e ekonomisë.

“Jam dakord me ju që sistemi bankar nuk ka rrezik të shtuar, por a është ky momenti për t’i kërkuar kosto ekstra, në një kohë kur presim që sistemi bankar të marrë risqet përsipër dhe që ekonomia të dalë nga gjendja e përgjumur ku ndodhet aktualisht”, u shpreh ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Fondi i shpëtimit të bankave do të menaxhohet nga Banka e Shiqpërisë dhe do përdoret vetëm kur falimentimi i bankës cënon stabilitetin financiar. Në çdo rast, depozitat janë të sigurara sipas ligjit në fuqi. Skema përfshin vetëm sektorin bankar dhe jo fondet e investimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button