Fondet e BE për Shqipërinë, qeveria përdor vetëm 26 % në 6-mujorin e parë
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për situacionin e shpenzimeve kapitale në fund të 6 mujorit të parë shihet se, janë përdorur vetëm 657 milionë lekë nga 2.3 miliardë që është fondi i vënë në dispozicion këtë vit nga programet e IPA këtë vit. Realizimi vjetor i periudhës është vetëm 26 për qind. E njëjta situatë është edhe me financimet e tjera të huaja
Gjashtëmujori i parë i vitit është mbyllur ende pa nisur disburësimi i fondeve për asistencën teknike IPA për projekte ndërkufitare, me Malin e Zi dhe me Greqinë në vlerën e 25.6 milionë lekëve.
Gjithashtu ende nuk ishte shpenzuar asnjë lek nga fondi 36 milionë lekësh i dhënë si asistencë për procesin e integrimit.
Të panisura në pjesën e parë të vitit ishin edhe 460 milionë lekë fonde si mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe 151 milionë lekë për përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorit.
Në fund të gjashtëmujorit të parë shihet të jenë realizuar fonde që BE ka akorduar në vitet 2010-2011 që janë në vlerën e 329 milionë lekëve dhe disa projekte që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike dhe natyrën që kapin vlerën e 71 milionë lekëve.
Ministria e Financave bën me dije në 6 mujorin e parë të vitit 2016 është konstatuar një mosrealizim në investimet me financim të huaj në nivele të konsiderueshme pothuajse në 30% të planit 6 mujor ose realizim vetëm 70% i atyre të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivele më të larta, përkatësisht 90% e planit.
Ky mosrealizim i investimeve të huaja në nivelet e kërkuara, në raport me planin për programet në Sipas ministrisë së Financave shkaqet e janë të ndryshme si, shtyrja e afatit të realizimit nga procesi i prokurimit, apo edhe nga vonesat në paraqitjen e dokumentacionit teknik e financiar për lëvrimin e fondeve.
Në përgjithësi ekziston një trend pothuajse i njëjtë realizimi i këtyre shpenzimeve nga të gjitha ministritë e linjës, kjo dhe si një efekt i gjysmës së parë vitit dhe procesit të shtrirjes së mëvonshme të likuidimit të shpenzimeve për investime.
Ministria e Financave thotë se gjithashtu vlen të theksohet fakti që ky trend mosrealizimi është një problematikë e zakonshme në gjysmën e parë të vitit buxhetor si shkak paraqitjes me vonesë të situacioneve të punimeve për tu paguar dhe vonesës në disbursim.