Fondet IPA për bashkëpunim ndërkufitarë Maqedoni-Shqipëri, nga 12 milionë euro, vetëm 6 milionë euro kanë projekte
Në vend të 12 milionë eurove nga Fondet IPA të dedikuara për bashkëpunim ndërkufitarë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, marrëveshje janë lidhur vetëm për projekte në vlerë prej 6 milionë euro për periudhën 2014-2020. Nga to, projekte me të cilat duhej t’u përmirësohet jeta e qytetarëve në nivel lokal, janë realizuar vetëm 3 milionë euro. Nga BE-ja janë njoftuar se një pjesë e komunave angazhojnë bashkëpunëtorë të jashtëm që ua hartojnë projektet pasi në shumë komuna nuk ka kuadër që mund të përgatisë projekt të mirë për marrjen e fondeve evropiane. Por, theksojnë se gjërat po përmirësohen pasi më herët ka qenë shumë më keq.
“Fatkeqësisht mund të them që përvoja e deritanishme na ka treguar se vetëm disa komuna paraqiten si partnerë në zbatimin dhe realizimin e këtyre projekteve. Sa i përket thirrjes së dytë, ne si BE e kemi bërë të obliguar me mandat që komunat kur të aplikojnë me projekte të tilla të kemi aplikues dhe bashkë-aplikues për secilin projekt që do të zbatohet”-tha Nikola Bertolini, udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së.
Sipas kushteve momentale, zona kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë karakterizohet si një nga zonat më pak të zhvilluar në Evropë, me mundësitë më të pafavorshme për zhvillimin socio-ekonomik. Sipas Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, bëhet fjalë për vende rurale në zona malore.
“Nxitje të turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, përmirësim të konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve. Dhe fusha e tretë, mbrojtja e mjedisit, përparimi i aftësimit të ndryshimeve klimatike dhe migrimi, mbrojtja dhe menaxhimi me rrezik. Këto janë tre fushat e projektit nga pala shqiptare dhe maqedonase”-pohoi Goran Mileski- ministër i vetëqeverisjes lokale.
Përveç bashkëpunimit kufitar me Shqipërinë, BE ka financuar më shumë se 120 milionë euro në gjashtë vitet e fundit me vendet e tjera fqinje. Më shumë se gjysma e mjeteve janë dhënë për komunat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.