Ekonomia

Fondi i Garancisë për bujqësinë, ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit dhe punësimin

Fondi kombëtar i garancisë, që do të nisë zbatimin gjatë vitit 2016, do të ketë një ndikim të rëndësishëm, në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit ndërsa do të rrisë numrin e të punësuarve në këtë fushë.

Ekspertë bankierë janë të mendimit se aplikimi i skemave që ulin rrezikun e kreditimit të bujqësisë rrisin ndjeshëm kreditimin e këtij sektori, që aktualisht vijon të ketë një peshë të ulët kreditimi.
Ekspertët shprehet se, skema e fondit të garancisë qëtë jetë sa më efiçente, duhet të parashikojë këshillim aktiv të fermerëve, informim dhe trajnim të stafit të bankave.

Megjithëse disa preja bankave aplikojnëprej kohësh kredinë agro, përsëri kreditimi i bujqësisë shënon nivele të ulëta, për vetë rreziqet reale që bart ky sektor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të Shtatorit, kredia për bujqësinë zinte rreth 1.6% të totalit të kredisë për biznesin. Qeveria ka lancuar tashmë krijimin e Fondit Kombëtar të Garancisë për Bujqësinë. Përmes këtij organizmi shteti do të marrë përsipër që të garantojë kreditimin me kushte të favorshme të të gjithë atyre që duan të jetojnë me punë në fshat, që duan të investojnë për punësimin në fshat, që duan që të kalojnë nga mbijetesa në zhvillim.

Janë 300 milionë euro që qeveria ka negociuar me bankat, të cilat janë në dispozicion për të mbështetur projekte të fermerëve, të sipërmarrësve, të të rinjve që kanë kanë dëshirë të orintohen drejt sektorit bujqësor. Me Fondin e Garancisë të qeverisë prej 300 milionë euro, duke filluar nga viti i ardhshëm do të mbështeten të gjithë ata që duan dhe kanë plane të qarta biznesi për të investuar për të rritur kapacitetet e prodhimit, punësimit dhe eksportit.Me mbështetjen e qeverisë dhe me garancinë e qeverisë, bankat do të mbështesin fuqimisht sektorin e bujqësisë për zhvillimin e fuqisë prodhuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button