☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.24 ▲1.03%
ARI 4,245 ▼7.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,334 ▼ -0.71% ETH $2,044 ▼ -2% XRP $1.3694 ▼ -1.89% SOL $85.7600 ▼ -1.76%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.24 ▲1.03 % ARI 4,245 ▼7.22 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.24 ▲1.03 % ARI 4,245 ▼7.22 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Forbes”: Shqipëria po behet magneti i fundit i Kinës

“Babagjyshi kinez po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze kanë zëvendësuar partnerët tradicionale evropiane të investimeve si Italia dhe Turqia në Shqipëri”.

Nis kështu artikulli i prestigjozës amerikane Forbes kushtuar vendit tonë dhe interesit të madh që po tregon Kina për të investuar këtu vitet e fundit.

Titulluar, “‘Shqipëria po behet magneti i fundit i Kinës”, autori Kenneth Rapoza shkruan se rritja e investimeve kineze do të ndihmojë vendin tonë të kalojë nga statusi kandidat në një anëtar me të drejta të plota në bashkimin europian në të ardhmen e afërt.

“Por si në çdo rast kur ekonomia numër 2 në botë troket, kinezët po përpiqen të sjellin qindra persona staf e personel në vendin tonë dhe kjo parë në kontekstin që shumica e kompanive investuese në asete strategjike janë shtetërore, krijon le të thëmi një habi në sallat e pushtetit në të gjithë Evropën, veçanërisht në Bruksel. Disa prej politikanëve kryesorë në Shqipëri janë të shqetësuar për faktin se investimet kineze në të shumtën e rasteve kanë qëllim ekspansionin e saj në tregun e huaj dhe kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë me shkallë papunësie 17.1%”, shkruan Forbes.

Investimet kineze janë relativisht të reja kështu që për kompanitë e naftës si Geo-Jade Petrolium kjo është një botë krejt e re. Në prononcimin e tij për Forbes, kreu i parlametit njëkohësisht kryetar i LSI-së Ilir Meta shprehet:

“Kina është një partner i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, por ne kemi nevojë të sigurohemi se marrëveshja do të gjenerojë rritje ekonomike dhe do të krijojë më shumë vende të reja pune.

Forbes jep detaje për fushat e naftës që do të kontollojë Geo Jade Petrolium, veçanërisht për Patos Marinzën. Prestigjozja amerikane përmend të gjitha investimet kineze në vendin tonë për të treguar shtrirjen e Pekinit në Shqipëri, duke mos harruar rrugën e Arbrit e cila po ndërtohet nga China State Construction apo edhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar nënë tereza nga China Everbright. Brenda katër muajve të parë të 2016 kina është bërë partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë, përfundon Forbes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.