Ekonomia

Formalizimi i bujqësisë- Ministri Panariti: Po zbatojmë instrumenta mbështetës financiar

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, po nxit formalizimin e bujqësisë dhe agropërpunimit, përmes zbatimit të instrumentave mbështetës financiar, duke ndikuar në uljen e informalitetit nëkëtë sektor.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha në një intervistë për ATSH-në, se “Në kuadrin e skemave mbështetëse, kemi një vit që po përdorim një instrument mbështetës financiar, qe synon specifikisht formalizimin e fermerit dhe të prodhimit bujqësor”.

Ne mbështesim vetëm prodhimin e grumbulluar dhe të dorëzuar në pikat e grumbullimit, deklaroi ministri Panariti, duke shpjeguar se, subjekti prodhues (fermeri) duhet të identifikohet, regjistrohet dhe të pajiset me faturë shitjeje, pasi vetëm fatura e shitjes e bën atë përfitues, në rimbursimin e TVSH-së.

Njëkohësisht, theksoi kreu i Bujqësisë, vetëm fermerët e regjistruar dhe të identifikuar si subjekte prodhuese mund të aplikojnë për fonde të mbështetjes nga buxheti i ministrisë dhe të jenë përfitues edhe të mbështetjes nga programet financuese të BE.

“Informaliteti është qartazi në ulje të ndjeshme, sepse për fermerin të qenurit informal nuk është me leverdi”, tha ministri Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button