Ekonomia

Forumi i IV BSH-FMN, Sejko: Ekonomia shqiptare po rikuperohet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë forumit të katërt mes BSH dhe FMN, ka deklaruar se Shqipëria pati ecuri më të mirë se vendet e rajonit, sa i përket shmangies së recesionit gjatë krizës ekonomike. Guvernatori vlerëson se ekonomia shqiptare po rikuperohet për vitet në vijim. Nga ana tjetër, ai deklaroi se masat e marra për promovimin e ekonomisë, pritet që të ndikojnë te rritja e kreditimit.

“Masat e marra për promovimin e ekonomisë tonë për të çliruar kapitalet, duke ndikuar edhe për rritjen ekonomike, janë masa që kemi ndjekur politikat e përcaktuara nga FMN. Ajo që ne presim është që të ndikojmë tek rritja e kreditimit.”- tha Guvernatori Sejko.

Më tej, Guvernatori tha se BSH është e angazhuar në një politikë monetare lehtësuese. “Strukturimi ekonomik do nxisë kreditimin. Standardet e kreditimit për bizneset janë më shtrënguese. Një nga sfidat kryesore është rritja e kreditimit. Bankat komerciale do të ndikojnë në stabilitetin financiar, duke qenë me fleksibël në politikat që ndjekin, duke krijuar lehtësira për kreditimin.”- pohoi Sejko.

Ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka lënë krizën pas, por ka përmendur sfidat që kemi, ndër të cilat duhet një rritje ekonomike më e lartë dhe duhen ndërmarrur politika efikase për rritjen e eksporteve.

“Kemi përjetuar kohëra të vështira, kemi bërë rregullime të rëndësishme. E them me krenari se e kemi lënë krizën pas, pa harruar sfidat që kemi para. Qeveria do përballet me to një nga një në ditët në vijim. Qëllimi ynë rritje e produktivitetit në Shqipëri. Kemi patur rritje ekonomike. Kemi pasur synim të rrisim eksportet. Në vitin 2015 Shqipëria rezultate të mira, vendi i 2 eksportues pas Malit të Zi. Në vazhdim do përpiqemi të jemi gjithnjë e më të efektshëm. Kemi mbështetur politika efikase në mënyrë që të kemi rritje të kërkesave. Kemi pasur rritje të PBB-së”, tha Ahmetaj.

“Këtë vit projektojmë një suficit primar prej +0,5% duke i qëndruar nga ana tjetër angazhimit tonë për të ulur‎ borxhin publik në raport me PBB nga 72% ne 2015, në poshtë niveli të 60%. Përmes implementimit të reformave strukturore kemi mundësuar një progres të rëndësishëm në drejtim të menaxhimit të financave publike. Ne presim një përmirësim të mëtejshëm të Balancës primare, në funksion të uljes së borxhit dhe kostove të tij”,- tha Ahmetaj.

Ministri permendi disa nga risitë kryesore të Ligjit të ri Organik të Buxhetit, i cili sikurse theksoi Ministri, sjell një filozofi të re, duke e bërë këtë qeverinë e parë në 25 vite që disiplinon me ligj vetveten në menaxhimin e financave publike, përmes kufizimit të shpenzimit të deficitit në një vit elektoral dhe detyrimit për të mos krijuar borxh të ri.

“Me këtë ligj, përmes rregullit të përgjegjshmërisë fiskale, kemi thyer një traditë të keqe të 25 viteve kur qeveritë kanë përdorur financat publike në funksion të qëllimeve dhe egove politike në vitet elektorale” – tha Ahmetaj‎.

Ai përmendi reformat në sektorin makroekonomik e financiar, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që kishin arritur në nivelin 5% të PBB, reformën në pensione për të cilën Ahmetaj tha se më në fund po bëhet e mundur lidhja e kontributeve me përfitimin, reformën e rëndësishme në sektorin energjetik, refor‎mën administrative territoriale dhe së shpejti, siç tha Ministri, shpresojmë të kalojmë reformën në drejtësi e cila është thelbësore për sektorin financiar.

Sa i takon risqeve në sektorin financiar, Ahmetaj tha se së bashku me Bankën e Shqipërisë, Bankën Botërore dhe FMN, janë ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme me qëllim krijimin e një sektori financiar të shendëtshëm dhe mirë funksional.

“Ministri dhe Ministria e Financave është koordinatore e strategjisë së qeverisë për uljen e nivelit të kredive të këqija në ekonomi. NPL është përmirësuar nga 22,9% në 19,2% me synimin për të arritur 15% në fund të 2017″ – tha Ministri, i cili u fokusua gjithashtu tek miratimi i ligjit të ri për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Mbulimi i depozitave të garantuara është zgjeruar dhe të tjera fonde të rëndësisihme janë vënë në dispozicion të Agjencisë. Ndërsa ligji i ri për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare ka adresuar një sërë problematikash të së kaluarës, duke rritur pavarësinë dhe përmirësuar efektivitetin dhe metodologjine.

Duke u ndalur tek ekonomia reale Ahmetaj tha se padyshim ajo është shumë më mirë sesa perceptimi i publikut dhe sipërmarrjes.

“Dikur ekonomia shqiptare rritej me 5%, ndërsa niveli i kreditimit ishte tejet i lartë. Imagjinoni sot, me kreditim pothuajse të munguar, ekonomia shqiptare rritet në nivelet afër 3%‎ dhe ky është reflektimi i të gjithë asaj përpjekje të bërë në tre vitet e fundit” – tha Ahmetaj, i cili u ndal edhe në nismat e fundit në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit.

“Ne kemi thënë që nuk do të ketë më rritje taksash. Paketa e re është fokusuar në thjeshtimin e procedurave në favor të sipërmarrjes. Kemi marrë mbi 350 propozime të reflektuara në mbi 50 procedura, draft të cilin shumë shpejt do ta prezantojmë në qeveri. Ndërsa me fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit jemi përqendruar në platformën e riskut dhe instrumentet inteligjente të profilizimit të sipërmarrjeve, komunikimin intenisv dhe përgjithësisht ndryshimin e qasjes së administratës tatimore e doganore ndaj klimës së biznesit”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button