Kosova
Foto e rrallë: Ibrahim Rugova në ditët e fundit
Ish Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në ditët e tij të fundit përderisa luftonte me sëmundjen është takuar me priftërinjtë.
Ai është i ulur në mes dhe vërehet gjendja e tij shëndetësore. Është i thinjur dhe qartazi vërehet rënia e flokëve si pasojë e sëmundjes.
Në anën e djathtë të tij është imzot Don Lush Gjergji.
Ky i fundit edhe kishte shkruar për filozofinë e Rugovës.
Ai në shkrimet e tija kishte thënë se nga bashkëpunimi dhe njohja nga viti 1981 e deri në vdekje ka pasur përvoja shumë pozitive.
“. Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën”, thoshte Don Lush Gjergji.