☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,327 ▲ +1% ETH $2,044 ▲ +2.02% XRP $1.3535 ▲ +1.53% SOL $83.5700 ▲ +1.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Foto me kallash, ndalohet shqiptari në aeroportin e Katanias. Mediet italiane: Dyshohet për terrorizëm

Një shqiptar 30 vjeç, është arrestuar nga policia në aeroportin e Katanias, sepse zotëronte dokumente false. Por nga kontrollet ka dalë, që ai ishte denoncuar në 13 janar në Malpensa (aeroporti italian i Milanos), sepse edhe në atë rast iu gjendën dokumente të falsifikuara me të cilat donte të hipte në bordin e një avioni për në Londër.

kataniaShqiptari, kishte një aparat ku ishin ruajtur disa foto të tij me një tjetër person ndërsa mbanin në duar një armë automatike kallashnikov. Kjo gjë ka sjellë alarmin e policisë italiane, e cila dyshon se bëhet fjalë për një terrorist, ashtu siç kanë shkruar menjëherë edhe mediet kryesore sot.

Aparati iu gjet nga policia kufitare e aeroportit gjatë kontrollit, ku mes të tjerash iu sekuestruan edhe dokumente të tjera me nënshtetësi të ndryshme. 30-vjeçari kishte një biletë për në Londër, të blerë në internet dhe u paraqit në pikën e kontrollit të një avioni që nisej për në Bukuresht me dokumentin e tij origjinal  dhe me fletëhyrjen e rregullt.

mediaPor pasi kaloi kontrollet rutinë, në vend që të shkonte aty ku do të nisej për në Rumani, u drejtua te porta që të çonte te avioni i Londrës. Ai kishte një tjetër biletë të stampuar ‘on line’, pasi e kishte blerë po në internet për të udhëtuar për kryeqytetin e Britanisë së Madhe me dokumente false.

Kontrollet që çuan në arrestimin e tij, janë bërë lidhur me masat e marra ditët e fundit për të përforcuar kufijtë ajrorë, detarë dhe tokësorë në të gjithë Italinë.

Ky ndalim, vjen pak ditë pasi shtypi italian kishte shkruar se në Romë dhe qytete të tjera, veprojnë prej kohësh celula me xhihadistë shqiptarë dhe kosovarë që rekutojnë njerëz për llogari të Shtetit Islamik për të luftuar në Siri dhe Irak.

Pikërisht dy ditë më parë, Departamenti i Sigurisë Publike në Itali, u ka dërguar të gjithë zyrave të kufirit, një qarkore të re, ku kërkohet fuqizimi i masave të sigurisë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit, përmes një “kontrolli rigoroz” në lidhje me bazën e të dhënave dhe një kontrolli më të imtësishëm të listave të pasagjerëve të avionëve në rrezik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.